Dialogu me Serbinë nuk mund të jetë më sikur që ishte

20 maj 2020 | 10:05

Ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, mbrëmë ka marrë pjesë në debatin e Columbia University: “The Future of Kosovo”, organizuar nga ISHR dhe SESC.

Në këtë debat online, i udhëhequr nga prof. dr. David Phillips nga Universiteti Kolumbia i Nju Jorkut, fjalën e hapjes e paraqiti prof. dr. Daniel Serwer nga Johns Hopkins University.

Në komunikatën e lëshuar nga zyra e ministrit në detyrë Reka, bëhet me dije se në këtë debat kanë marrë pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërsa nga Shqipëria në debat kanë marrë pjesë Arta Dade, ish-ministre e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit i Serbisë dhe Miodrag Vlahoviq, ambasador i Malit të Zi në Selinë e Shenjtë.

Reka, ndër të tjera, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në struktura euro-atlantike.

“E ardhmja e Kosovës, theksoi Ministri Reka, është si pjesë e civilizimit perëndimor, si një republikë e bazuar në sundimin e ligjit, një shtet me kufijtë e mbrojtur me Kushtetutë dhe një qeveri me qeverisje të mirë”, ka thënë Reka. E për dialogun Kosovë – Serbi, ministri Reka ka thënë se “ai nuk mund të jetë më, sikur që ishte, pra jo më negociata asimetrike, por vetëm negociata të dy shteteve të barabarta, që duhet të përfundojnë me njohje reciproke ndërshtetërore, pa ndryshime territoriale”.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joao Felix deri më tani nuk ka mundur që të…