Dialogu me Serbinë zhvillohet për njohje reciproke dhe asgjë tjetër

05 korrik 2020 | 14:13

Vetëm njohja reciproke siguron normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë për DW.

“Dialogu zhvillohet për njohje reciproke dhe asgjë tjetër, sigurisht zhvillohet edhe për normalizim të marrëdhënieve në të gjitha fushat, por duke filluar nga njohja reciproke, sepse vetëm njohja reciproke siguron normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, ka thënë ai, duke theksuar në procesin e dialogut Kosova përfaqësohet nga kryeministri.

Hoti ka pohuar se qeveria është duke u përballur me dy probleme të rëndësishme: pandemia dhe problemet e rimëkëmbjes ekonomike.

Intervista e plotë në këtë link:

https://www.dw.com/sq/hoti-dialogu-me-serbin%C3%AB-zhvillohet-p%C3%ABr-njohje-reciproke-dhe-asgj%C3%AB-tjet%C3%ABr/a-54058337

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka folur në…