![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/Dialogu.png)
“Dialogu prioriteti numër katër”, Lajçak publikon foto nga takimi me Kurtin
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak ka folur rreth takimit të tij me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sonte në Prishtinë.
“Sonte patëm një takim të mirë dhe konstruktiv me Albin Kurtin. Ne diskutuam thellësisht për dialogun, gjithashtu me synimin për hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak në Twitter.
Pas takimit me Kurtin, diplomati sllovak nuk u prononcua për media.
Ndërsa, kandidati për kryeministër, Albin Kurti pas takimit tha se se dialogu me Serbinë nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë.
Kurti ka thënë se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë.
“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – për BE-në, Kosovën dhe Serbinë, si dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha Kuri.
Ndërkohe, Lajçak u takua edhe me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett si dhe me me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici.
Had a good and constructive meeting with @albinkurti tonight. We discussed in depth the Dialogue also with a view to next steps. pic.twitter.com/nV9JUzaf5R
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 1, 2021