‘Dialogu pritet të fillojë pas zgjedhjeve në Serbi’

06 maj 2020 | 12:44

Komisionari Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se zgjidhjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të zgjidhen pas zgjedhjeve të Serbisë, që do të mbahen më 21 qershor të këtij viti.

Ai në një intervistë për “DW”, ka thënë se në samitin virtual të BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot duhet të dërgohet një sinjal i qartë: “BE kërkon të investojë në mënyrë strategjike megjithë krizën e koronavirusit”

“Besoj, se do të kemi një mundësi pas zgjedhjeve në Serbi (21 qershor 2020). Shpresoj që pastaj të fillojmë shumë shpejt të punojmë për një zgjidhje. Kam parë sinjale shumë pozitive në lidhje me virusin ‘Korona’. ‘Korsitë e gjelbra’ që u ngritën në të gjithë unionin për lëvizjen e lirë të mallrave dhe kamionëve të transportit janë ngritur po ashtu edhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky është një sinjal pozitiv shumë premtues, kur të bëhet fjalë që të zgjidhim edhe problemet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Varhelyi.

Ai po ashtu ka folur edhe për rolin e ShBA-së në negociatat Kosovë-Serbi, duke thënë se ShBA është një partnere strategjike e BE-së.

“Shikoni këtu nuk bëhet fjalë për një garë. Ky problem është shumë më i rëndësishëm, se pyetja, se kush do të marrë kurorën e dafinave në fund me suksesin e negocimit. E rëndësishme është që të kemi një zgjidhje. Ne jemi partnerët strategjikë të ShBA në këtë rajon dhe duhet të punojmë së bashku. Për sa i përket kontributit tim, jam më se i gatshëm që të luaj një rol këtu. Do të angazhohem as më shumë të jetë e mundur”, ka deklaruar Varhelyi.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.dw.com/sq/oliver-varhelyi-ballkani-per%C3%ABndimor-ka-prioritet-p%C3%ABr-be/a-53348145.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bujar Berisha, New York Si gjithmonë në historinë e…