Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje reciproke
25 prill 2018
| 09:05
Agim Zogaj, njohës i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka thënë se bisedimet ndërmjet Kosovë dhe Serbisë janë pjesë e agjendave rajonale.
“Vuqiçi do të paraqes planin e tij para opinionit publik. Pikat qëndrore të planit të Serbisë kanë të bëjnë direkt me planin e politikës ekspasioniste të Serbisë ndaj Kosovës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij, Serbia nuk po e largon idenë e saj hegjemoniste e nacionaliste ndaj Kosovës.
Ai ka theksuar se Kosova e Serbia do të duhet ta përmbyllin procesin e dialogut me njohje reciproke.
Zogaj ka thënë se Serbia ka qëllim edhe shkëmbimin e territoreve.