Dialogu teknik do të ketë dinamikë dhe qasje të re
Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi, ka paralajmëruar se ky proces do të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe transparent.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se temat që do të diskutohen në këtë format të dialogut nuk i takojnë vetëm një koalicioni qeverisës.
Arifi ka treguar se sot (martë) me komisionin parlamentar për politikë të jashtme do të diskutojnë për temat e dialogut teknik, ku do të synohet që në secilin hap të këtij procesi të ketë qasje gjithëpërfshirëse.
Sipas tij, procesi i dialogut teknik do të ketë një dinamikë të re, me një qëllim dhe fokus tjetër.
Arifi ka mohuar çdo mundësi që në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi të diskutohet për shkëmbin të territoreve.
Sipas tij, Kosova me askënd nuk ka as çka të ndaj e as çka të shkëmbejë territor të vet.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)