Dialogu, test pa alternativë për qeverinë e ardhshme
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht obliguese, do të jetë një nga çështjet parësore, por edhe sfidë kryesore për qeverinë e ardhshme të vendit, e cila pritet të dalë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 6 tetor, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.
Politologu Ramush Tahiri, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, që presioni ndërkombëtar për të rifilluar dialogun me Serbinë, ashtu siç ishte ndaj Qeverisë së Kosovës në largim, do të jetë edhe ndaj qeverisë së ardhshme.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, pas këtyre zgjedhjeve, është mirë që të jetë një qeveri e spektrit të gjerë dhe të ketë numër të mjaftueshëm të votave, që në mënyrë të zotërueshme dhe kompetente t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë, drejtë arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve. Këto bisedime duhet të çojnë në njohje reciproke, por para së gjithash, duhet t’i hapin Kosovës perspektivën euroatlantike”, ka thënë Tahiri.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/dialogu-qeveria-e-re-kosove3-/30144694.html.