Diamant Salihu i SVT-së shpërblehet me çmimin e madh të gazetarisë në Suedi
Gazetari i SVT-së, Diamant Salihu, me origjinë shqiptare kohë më parë ishte nominuar për Çmimin e madh të Gazetarisë në Suedi në kategorinë Zëri i Vitit. Pas vlerësimit nga juria profesionale, Salihu ia ka dal që të fitojë këtë çmim të madh të gazetarisë në Suedi.
“E bën krejtësisht të kuptueshme përzgjedhja që kemi bërë që ky çmim i madh i gazetarisë t’i ndahet Diamant Salihut”, ka thënë ndër tjera një nga anëtarët e jurisë Matilda E. Hanson, zv/kryeredaktore në Dagens Nyheter.
Diamant Salihu vlerësohet për punën e tij në monitorimin e dhunës së bandave në Suedi. Ndër të tjera ai ka shkruar edhe librin e vlerësuar “Derisa të vdesin të gjithë”.
“Zëri im është, në fakt, shumë zëra me të cilët kam pasur vështirësi të flas. Kemi shumë që mendojnë se janë shumë të larguar nga kjo shoqëri, që mendojnë se shumë i kanë zhgënjyer. Më vjen mirë që kaq shumë kanë dashur të bisedojnë me mua”, tha Diamant Salihu në ceremoninë e dhënies së çmimeve.
Ai thotë se çelësi për t’i bërë njerëzit të flasin me të është respekti që ka ky për të tjerët
“Unë i trajtoj me respekt dhe përulësi, sikur të takoj një politikan apo një person tjetër që nuk ka pushtet”, thotë ndër tjera Salihu.
Vlen të theksohet se Diamant Salihu ka punuar në gazetën kombëtare suedeze “Expressen” dhe katër vjet në televizionin suedez. Libri i tij i botuar së fundmi është “Tills alla Dor”, si dhe është pasardhës i Jashar dhe Hajdar Salihut.