Diamantet sintetikë mund të jenë sekreti i kompjuterëve kuantikë të së ardhmes
Sipas eksperimenteve të kryera të Universitetit Princeton ka rezultuar se diamantet sintetikë mund të zëvendësojnë siliciumin tek kompjuterët.
Kjo, pasi falë perfeksioneve që kanë, mund të përdoren për arkivim shumë efikas dhe transportimin e të dhënave.
Në fakt, sot kompjuterët kuantikë mund të jenë vërtetë shumë të sigurt, por kanë ende disa probleme të pazgjidhura. Një ndër ta është pikërisht mbrojtja e informacioneve në transferime të largëta, pasi informacionet kuantike në fibër optike arrijnë të udhëtojnë në distanca të vogla, para se të humbin aftësitë e tyre.
Ndaj alternativa më e mirë duket se janë diamantet sintetikë, të cilëve një nga 2 atomet e karbonit zëvendësohet me silicium. Kështu ata mund të funksionojnë si përsëritës kuantikë, falë papastërtive të tyre që prodhojnë ngjyra të ndryshme dhe bëjnë të mundur manipulimin e dritës.