Diamanti blu, në ankand pas 300 vjetësh
30 mars 2018
| 10:50
Përgjatë 300 vjetëve të fundit ka qenë në duart e katër dinastive mbretërore evropiane.
Por, në muajin maj, diamanti i jashtëzakonshëm blu 6.16 karatësh, “Farnese”, do të dalë në shitje për të parën herë në historinë e tij, në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s”.
Guri i errët blu në formë dardhe është zbuluar në minierën “Golconda” të Indisë.