Diana Kajtazi, sportistja që po shkëlqen në sportin e karatesë

18 maj 2023 | 20:25

Diana Kajtazi është vetëm 15-vjeçare dhe është nxënëse e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda”, në Mitrovicë. Ka filluar qysh në moshën 8-vjeçare të merret me këtë sport luftarak.

Diana Kajtazi karateistja e klubit të karatesë “Mitrovica”, po tregon suksese të mëdha në turne të ndryshme në klubin e karatesë “Mitrovica” në krye me trajnerin Idriz Baruti dhe Musli Rexha. Diana në vitin 2019 në ligen e të rinjve “Youth Leauge” e cila ishte mbajtur në Umag të Kroacisë kishe rrëmbyer vendin e tretë pas disa luftërave.

Në luftën e parë e kishte fituar me kundërshtaren e Maltës. Në luftën e dytë kishe fituar kundër kundërshtares së Kroacisë, kurse në luftën e tretë e ka mposhtur kundërshtaren nga Serbia.

Përpos këtyre garave Diana ka marrë pjesë edhe ne Kampionatin Ballkanik, i cili është mbajtur në dhjetor të vitit 2022 në Mal të Zi në Bar duke e zënë vendin e shtatë në kategorinë e saj.

Më datën 9 prill të këtij viti në Istog kishte marrë pjesë në garën “Mustaf Blakaj” e cila pas disa dyluftimesh fitoi vendin e parë me medalje të artë, në kategorinë U16 +61kg. Ajo më 30 prill  në Gjilan në turnirin “Ditët e Agimit” zuri vendin e parë duke fituar medaljen e artë përsëri. Ajo kishte zënë vendin e tretë në Ulqin më pjesëmarrjen e 908 garuesve në garën “Ulqini open 2023” të mbajtur më prill të vitit 2023 duke e zënë kështu vendin e tretë.

Diana ka marre pjesë në turneun ndërkombëtarë, ku në kategorinë U16 + 61 kilogram ka fituar vendin e parë, tregon mësuesi i saj mësuesi Mustafë Blakaj.

Më 13 maj, Diana po ashtu tregoi sukses të madh në Pejë, ku në turneun “Haki Iberdemaj” pas tri luftërave që zhvilloi e zuri vendin e parë në kategorinë U16+ 61 kilogram.

Përveç medaljes, Federata e Karatesë së Kosovës dhe klubet e karatesë i ndanë edhe diplomë Diana Kajtazit.

Mitrovica përveç basketbollit, hendbollit dhe klubit futbollistik për femra, ka edhe talente të klubit të karatesë “Mitrovica” . Këtë talent të pamohuar të të rinjve të Mitrovicës më së miri e dëshmon shembulli i karateistes Diana Kajtazi.  Diana premton shumë në të ardhmen e ne i urojmë suksese në karrierën e saj. /Radio Ylberi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin…