Dias Costa përforcon Dritën
21 qershor 2023
| 12:03
Skuadra e Dritës nga Gjilani është përforcuar me Erson Stiven Dias Costa. Sulmuesi afrikan ka nëshrkuar kontratë 1-vjeçare me nënkampionët e Kosovës, derisa edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës portugeze, Covilha.
“Erson Stiven Dias Costa është sulmuesi ynë. Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë sulmuesin tonë të ri Dias Costa nga Cabo Verde e Afrikës. Costa do të jetë pika referente e sulmit, i cili vjen nga një përvojë e gjatë në ligë e parë të Portugalisë dhe Superligën e Bullgarisë, ndërsa tani e tutje aventurën do ta vazhdojë në klubin tonë. Marrëveshja është arritur për periudhën një vjeçare dhe përvoja e Dias do të jetë shumë e nevojshme për sulmin tonë”, thuhet në njoftimin e Dritës.
/Epoka e re/