Diaspora dorëlirë, dërgoi 1 miliard e 217 milionë euro për 11 muaj
27 dhjetor 2023
| 10:47
Gjatë muajit nëntor mërgimtarët shqiptarë kanë dërguar 101.3 milionë euro remitanca.
Por për 11 muaj dërgesat financiare të diasporës shkojnë në 1 miliard e 217 milionë euro, sipas raporteve preliminare të Bankës Qendrore të Kosovës, përcjell KlanKosova.tv.
Krahasuar me 11 muajt e vitit paraprak, është regjistruar rritje prej 10.2 për qind.
Derisa vetëm për muajin nëntor nga 101.3 milionët – 65 për qind e tyre janë dërguar përmes institucioneve financiare jobankare, 19 për qind kanale të tjera dhe 16 për qind e mjeteve janë transferuar përmes bankave.