Diaspora i dërgoi 1.22 miliard euro në Kosovë në vitin 2022

27 mars 2023 | 16:46

Instituti GAP ka njoftuar se dërgesat e diasporës në Kosovë gjatë vitit 2022, ishin 1.22 miliard euro.

GAP-i ka bërë me dije se Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca.

“Gjatë vitit 2022, remitencat (dërgesat e diasporës) në Kosovë ishin 1.22 miliardë euro, rreth 69.5 milionë euro apo 6% më shumë se në vitin 2021. Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca (40%)”, është thënë në njoftim.

Më tutje, GAP-i ka treguar se vërehet një rritje e pranimit të dërgesave nga fillimi i pandemisë.

“Nga viti 2020, kur kishe filluar pandemia Covid-19, vërehet një rritje e pranimit të remitencave përmes agjencive për transfer të mjeteve dhe rënie e remitencave përmes kanaleve jo-zyrtare (sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë)”, ka njoftuar GAP-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, është duke punuar…