Diaspora ka energji dhe kapital për investime në vendet shqiptare
Kryetari i nderit në Rrjetin Global, Lazim Destani, ka thënë se shpreson se në të ardhmen të ketë më shumë investime nga diaspora në viset shqiptare. Sipas tij, diaspora ka energji dhe kapacitete për investime të tilla, veçse duhet të ketë më shumë siguri për investitorët.
Megjithatë, ai ka thënë se janë duke ardhur ditë të mira për investime të mërgatës në rajon, konkretisht në vendet me shumicë shqiptare.
Lazim Destani nga Rrjeti Global ka pranuar se ka disa mangësi në të bërit biznes, por ka thënë se po punohet në vazhdimësi për t’i kaluar pengesat në mënyrë që të ketë më shumë investime të diasporës në vendet e origjinës. Biznesmeni nga Maqedonia ka porositur secilin që të ketë besim në kapitalin dhe investimin e tij.
Sipas tij, një klimë e mirë për investime i bënë të gjithë më të besueshëm dhe më të qartë, duke rritur kështu edhe numrin e investimeve në vende të ndryshme./Ksp/