Diaspora mezi po pret të vijë në Kosovë, MPJD-ja tregon se kur mund të vijë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ende nuk ka njoftim zyrtar se kur do të rifillojnë fluturimet e rregullta ajrore për në Republikën e Kosovës qoftë nga Zvicra, qoftë nga ndonjë vend tjetër.
Do të ketë fluturime nga Zvicra për në Kosovë duke filluar nga qershori ose jo?
Kjo pyetje shtrohet gjithandej nga mërgimtarët në Zvicër dhe nga të interesuarit e tjerë, këto ditë kur kemi zbutje të masave ndaj pandemisë, si në Kosovë, ashtu dhe në Zvicër.
Për fluturimet nga Zvicra në Kosovë janë pyetur Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës dhe ajo e Shëndetësisë Përgjigjja. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ende nuk ka njoftim zyrtar se kur do të rifillojnë fluturimet e rregullta ajrore për në Republikën e Kosovës qoftë nga Zvicra, qoftë nga ndonjë vend tjetër. Meqë jemi në kohë pandemie, fillimisht duhet të presim rekomandimet e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen që Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka dhënë për albinfo.ch.