Diaspora në Manhatan, kërkoi liri për vëllezërit tanë

26 shkurt 2025 | 13:21

Demonstratë pranë OKB-së, kundër krimit malazez
Më datën 9 maj 2008-të, në ditën e përvjetorit të 63-të të fitores së madhe të popujve mbi nazifashizmin, të triumfit të demokracisë mbi diktaturën dhe të paqes mbi luftën, sheshi i demonstratave “Dag Hammarskjold Plaza” pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB-së) në Manhatan të Nju Jorkut, u mbushë plot e përplot me shqiptaro-amerikan të diasporës tonë atdhetare, nga Malësia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Sanxhaku e Çamëria, qysh në orët e para të mëngjesit.
Për tu bashkuar me vëllezërit e tyre të Nju Jork-ut në këtë miting të madh paqësor, erdhën bashkatdhetar nga të gjitha anët e prej qyteteve të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga Detroidi, Bostoni, Nju Xhersi, Uashingtoni, Kenektikat, Florida, Teksasi, Arizona dhe deri te Kalifornia, perla amerikane e bukurive me famë botërore e paqësorit të largët.
Një pjesë e madhe demonstruesish, nga Miçigani kishin udhëtuar tërë natën, mbi pesëmbëdhjetë orë me autobus dhe mbërritën në kohën e duhur pranë billdingut të kristaltë famoz, ku ndodhen Kombet e Bashkuara.


Disa prej tyre kishin marrë me vete edhe fëmijë të vegjël, për të protestuar edhe ata me forcën e tyre të madhe, kundër dhunës, krimit e gjenocidit, që po ushtrojnë në vazhdimësi policia dhe shteti malazez, ndaj popullit shqiptar nën Mal të Zi dhe për të kërkuar lirimin e menjëhershëm e pa kushte, të vëllezërve tanë heroik të burgosur politik, që po mbahen padrejtësisht të izoluar, duke përdorur tortura fizike e ç ‘njerëzore ndaj tyre.
Protestuesit e kësaj demonstrate, që mbanin nëpër duar parulla kundër dhunës dhe flamujt kombëtar shqiptar, amerikan dhe atë të Kosovës e sfiduan edhe shiun e furishëm pranveror të ftohtë dhe me erë, që nuk pati fare të ndalur gjatë gjithë kësaj dite.
Zëri i tyre tepër i fuqishëm kundër krimit dhe terrorit sllav cërrnogoras, oshëtiu fortë dhe gjëmoi si ortek malesh, nëpër stritet dhe avenutë përreth dhe u bë epiqendra e ngjarjes së ditës për këtë zonë të Manhatanit të zhurmshëm, plot gradaçela tepër të larta që kapin e pushtojnë qiejt, duke zgjuar interesin dhe tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të shumtë njujorkez, që ndalonin, pyesnin dhe largoheshin të emocionuar, habitur e revoltuar, duke tundur kokën dhe i jepnin mbështetje, përkrahje dhe OK-in këtij mitingu të qetë e madhështor.

Ish kongresmeni shqiptaro-amerikan Joseph John DioGuardi, kryetari shoqatës “Isuf Gërvalla” Ramiz Llapatinca dhe patrioti Gjeto Sinishtaj. Fotografia është marrë në internet.
Në ballë të kësaj proteste paqësore, ishin si gjithmonë atdhetarët tanë të zjarrtë të diasporës, organizatorët veteran të demonstratave dhe kolosët e mbrojtjes së çështjes tonë kombëtare, të cilët kanë punuar pa u lodhur për dekada e dekada me radhë, në shërbim të kombit dhe Kosovës, duke bërë sakrifica të shumta dhe derdhur djersë e mund të madh.
Ajo drejtohej nga atdhetarët e shquar Gjeto Sinishtaj, Prelë Caku Camaj, baca i mërgatës shqiptare Ahmet Zherka, themeluesi i batalionit “Atlantiku” zoti Hysni Sylaj (Daja i Vogël), piktori famoz dhe ish drejtuesi i Klubit Kombëtar “Isuf Gërvalla” Ramiz Llapatinca, biznesmenët e suksesshëm Bruno Selimaj e Nazar Mehmeti, ish drejtuesi dhe botuesi i gazetës “Albanian Herald” Gjok Martini, avokatët e mirënjohur Joseph Dedvukaj e Martin Vulaj, avokatja e re Eralda Tushe, gazetari, zotëruesi i disa gjuhëve të huaja, përkthyesi dhe analisti i mirënjohur i çështjeve të politikës ndërkombëtare Hamdi Dega, veprimtarët e palodhur Gjergji e Gjon Dedvukaj, dramaturgu dhe aktori i talentuar Xhevat Limani, aktivisti i kudondodhur i veshur gjithmonë me kostumin e bukur kombëtar të trevës së tij Nosh Rroku Camaj, Ndue Paloka Camaj, Dr. profesor Palok Camaj, Lulash Junçaj, Nue Junçaj, Nikoll Junçaj, Luigj Gjokaj, Gjergj Kalaj, Lulash Palushaj, Gjelosh Ivezaj, patrioti veteran “Mandela i shqiptarëve nën Mal të Zi“ Rexhep Gal Balidemaj, poeti dhe gazetari guximtar Naim Balidemaj, Agron Martini, Halil Nikaj, Ramë Dukaj, Rrustem Lulanaj, gazetari i nderuar inteligjent, pasionant e krijues i gazetës prestigjioze Iliria Dalip Greca, drejtori i televizionit “Kultura Shqiptare” me kamerën e tij, që filmoi gjithë aktivitetin në këtë mot kaq të keq zoti Adem Belliu e shumë të tjerë, që nuk kemi mundësi për t’i radhitur të gjithë emrat e tyre, pasi ata janë me qindra.

Gjok Martini
Patrioti veteran shkodran, ish pronari i gazetës “Albanian Heral”.
Drejtuesi i këtij tubimi, patrioti i flaktë dhe ish pronari i radios se famshme “Zëri i Malësisë”, zoti Gjeto Sinishtaj, që i ka shërbyer me përkushtim dhe pa kursim interesave të mëdha kombëtare, për më se katër dekada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fjalimin e tij, pasi përshëndeti të gjithë bashkatdhetarët e pranishëm, për pjesëmarrjen e tyre në këtë miting ndër të tjera tha:
“…Të nderuar vëllezër e motra bashkëkombës dhe miq të ftuar, jemi mbledhur sot këtu në këtë takim, për ti përcjell mesazhin tonë të sinqertë dhe informuar popullin vëlla amerikan e opinionin përparimtar botëror, mbi dhunën, diskriminimin dhe gjenocidin që po ushtrohet ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, por edhe për të protestuar, demaskuar dhe dënuar me forcë rrahjet, torturat, burgosjet, vrasjet, krimet dhe masakrat, që po kryen policia dhe shteti gjakatar malazez kundër popullit shqiptar në të gjitha trojet e tij, si në Tivar, Budva, Ulqin, Podgoricë, Tuz, Plavë, Guci, Rozhajë e tjerë…”.
Fjalimi i tij u ndërpre disa herë nga brohoritjet e fuqishme të demonstruesve, që thërrisnin pa pushim në gjuhën e bukur shqipe dhe atë angleze si, Mali Zi është turp për ju… Mjaft është mjaft, … Lironi vëllezërit tanë heroik të burgosur politik,…609 ditë tortura dhe padrejtësi,…Mali Zi ndale dhunën,…Nuk ka asnjë provë për të vërtetuar akuzën,…Procesi ‘Fluturimi i Shqiponjës’ kundër shqiptarëve, është i inskenuar nga policia dhe shteti malazez…” e tjerë, të cilat e detyruan folësin që ta ngrinte më lartë zërin e tij të protestës, për ta dëgjuar më mirë të gjithë pjesëmarrësit e shumtë të këtij mitingu mbar shqiptar.
Në vazhdim folësi deklaroi hapur se:
“…organizatori dhe arkitekti i aksionit famëkeq ‘Fluturimi i Shqiponjës’, dhe masakrës së 9 shtatorit 2006, që shkaktoi frikë, dhunë dhe gjakderdhje mbi të gjithë popullin e pambrojtur të Malësisë tonë, është vet Kryeministri i tanishëm Milo Gjukanoviç, që i ngjanë kasapit serb Millosheviç …”.
Nga kjo tribunë zoti Sinishtaj u bëri thirrje autoriteteve të shtetit malazez, që të ndryshojnë kursin e politikës së tyre shoviniste, shtypëse, sllavizuese e antishqiptare, të mbushur plot me pabesi, intriga, urrejtje e krime dhe tu japi shqiptarëve të drejtat e tyre të ligjshme që u takojnë, duke i trajtuar si shtetas malazez e njësoj si ata me kombësi sllave dhe të liroj menjëherë e pa kushte vëllezërit tanë të burgosur politik.
Në të njëjtën kohë ai kërkoi nga bashkatdhetarët tanë në Mal te Zi, që të mos dekurajohen, por të forcojnë më shumë unitetin dhe ti bëjnë ballë e qëndresë të fortë bishës barbare cërrnogorase, që po na diskriminon e vret për çdo ditë, sepse fitorja jonë është e afërt dhe tepër e sigurtë.
Ne tha ai, do ta fitojmë patjetër, jo vetëm komunën e qeverisjen lokale në Malësi, por edhe gjuhën, flamurin e të gjitha të drejtat, për të jetuar të lirë në trojet tona shekullore, që na i kanë lënë trashëgim të parët tanë dhe heronjtë legjendar si Dede Gjon Luli, Jakup Ferri, Ali Pashë Gucia e tjerë, të cilët sakrifikuan gjithçka për mbrojtjen e çështjes tonë kombëtare.
Po kështu ai u tërhoqi vëmendjen edhe disa forcave politike shqiptare në Mal të Zi, që të largohen dhe të mos bëjnë asnjë lloj koalicioni me ato parti malazeze, të cilat ndjekin një kurs kriminal e antishqiptar, me qëllim që të mos bëhen bashkautor, përkrahës, apo miratues të kësaj dhunë shtypëse, që kryet nga shteti malazez kundër shqiptarëve.

Mandela i shqiptarëve në Mal të Zi, piloti Rexhep Gal Balidemaj dhe presidenti amerikan zoti Bill Klingon. Fotografia është marr në internet.
Patrioti dhe oratori i zjarrtë Luigj Gjokaj, që e mori fjalën në vazhdim ndër të tjera tha:
“…Edhe këto ditë me kohë të keqe, të mbushur plot me shi, ne udhëtuam për tërë natën pa u lodhur dhe mbretem këtu në këtë miting, te ky shesh pranë OKB-së, për të treguar me shpirt dhe me zemër, se jemi pranë vëllezërve tanë në Mal të Zi dhe për të protestuar me forcë kundër dhunës, krimeve, dhe diskriminimit që po kryen shteti malazez ndaj shqiptarëve…Ne kërkojmë që pushtetarët malazez të shkëputen nga praktikat serbe të krimit që kanë marrë prej tyre dhe të ndalin rrahjet e torturat fizike, psikologjike e ç ‘njerëzore ndaj djemve tanë të arrestuar dhe ti kthehen ligjit e drejtësisë…Diaspora jonë nuk do të ndalet kurrë së protestuar, për të kërkuar të drejtat e popullit tonë, që po vuan nën thundrën e shtetit malazez dhe do ti vazhdoj demonstratat edhe në të ardhmen, deri atëherë kur të marrë fund gjenocidi i tyre sllav kundër nesh…”.Në këtë demonstratë, pjesëmarrësit i përshëndeti edhe i dërguari i posaçëm i kongresmenit amerikan Eliot Engel, zëdhënësi i tij, zoti Bill Weitz, i cili tha se:
“…meqenëse miku i juaj i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Engel sot ndodhet në Washington në një detyrë tjetër më të rëndësishme, nuk mundi që të ishte midis shqiptarëve…Ju e dini se Zoti Engel është prezent kudo që e kërkon çështja shqiptare, ai kohët e fundit, së bashku edhe me dy kongresmen të tjerë i kanë dërguar një letër Kryeministrit Gjukanoviç për të arrestuarit e 9 shtatorit 2006-të…Gjithashtu, zotit Engel së bashku edhe me disa veprimtar shqiptar, si Luigj Gjokaj e tjerë, shkoi edhe në Mal të Zi dhe prej atje e dha alarmin se çfarë është duke ndodhur përsëri me shqiptarët…Ai ka ndërhyrë shpejt edhe në Departamentin e Shtetit, ku kërkoi respektimin e ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, pafajësinë e të arrestuarve, lirimin e menjëhershëm të tyre dhe qeveria malazeze të japi garanci se do të ndjekë një proces të ndershëm, transparent dhe të pavarur nga politika…Fatkeqësisht shumë brengosës është fakti, se të burgosurit, nga të cilët edhe katër amerikan, janë keqtrajtuar nga policia e Malit të Zi…Po kështu zoti Engel i paralajmëroi Milo Gjukanoviçin dhe kolegët e tij, që të mos vazhdojnë të punojnë më kundër interesave të shqiptarëve në shtetin malazez, por ti njohin dhe respektojnë të drejtat e tyre njësoj si të qytetarëve të tjerë sllav cërrnogoras, serb, kroat, Boshnjak e tjerë…”.

Avokati i shquar Jozeph Dedvukaj.
Fotografia është marë në internet.

Në vijim, mes duartrokitjesh të zjarrta e të vazhdueshme e morri fjalën edhe avokati i nderuar e patriot, zoti Jozeph Dedvukaj, i cili akuzoi dhe dënoi ashpër dhunën policore dhe atë shtetërore që kryen Mali i Zi ndaj shqiptarëve, ku ndër të tjera u shpreh:
“…Ne do të apelojmë sot edhe tek organizmat ndërkombëtare, që të ndërhyjnë për ti ndalur krimet e dhunën ç ‘njerëzore malazeze, që kryen shteti i tyre, i cili vepron si në mesjetë, duke mbajtur shqiptar të paraburgosur për muaj të tërë e pa asnjë lloj akuze, qoftë edhe formale, ç’ka tregon se procedura të tilla kanë bërë vetëm shtete ku ka sunduar murtaja e diktaturës nazi-fashiste gjatë luftës së dytë botërore…Pas një sërë veprimesh të tilla tepër të rënda e tragjike për muaj të tërë, shteti cërrnogoras kujtohet për drejtësi dhe nisë aventurat e tij antishqiptare me breshëri akuzash fallco, si grup armiqsor, grup terrorist islamik(kur të gjithë të arrestuarit janë të besimit fetar katolik) e të tjera shpifje, të kalkuluar e sajuara sipas interesave të politikës antishqiptare të Cetinjës…”.
Avokati ynë shqiptaro-amerikan i përgatitur dhe laureuar me Masterdegri në Universitetet me zë të Shteteve të Bashkuara, me plot kompetencë, fakte dhe argumente të shumta shkencore e demaskoi rëndë dhe e diskretitoji keq drejtësinë e dhunës dhe të terrorit që ekziston sot në këtë xhungel të vogël banditësh sllav, me emrin Mali i Zi, që e konsideron edhe veten shtet. Këtë tubim e përshëndeti edhe aktori Xhevat Limani, i cili me fjalët e tij të zgjedhura dhe zërin e mrekullueshme, i çoi peshë zemrat e demonstruesve tanë kur tha:
“…Nuk ka marrëzi më të madhe e me të ulët se sa aventurat e sotme antishqiptare që bënë shteti malazez… Ai ka arrestuar pa asnjë arsye 17 vëllezërit tanë, djemtë e Malësisë tonë legjendare të Dedë Gjon Lulit dhe po i torturon ata burgjeve me metoda antinjerëzore…Ne sot jemi mbledhur këtu, për të treguar se populli shqiptar në Mal të Zi dhe vëllezërit tanë të burgosur nga policia gjakatare e tij, nuk janë vetëm, sepse ata kanë tetë milion e gjysmë bashkatdhetar që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi dhe diasporë, të cilët nuk do të lejojnë kurrë, që ata të dhunohen e diskriminohen nga shovinistët e Monte Negros, sepse ne kemi një gjak, një komb, një gjuhë, një flamur dhe do të veprojmë si një trup i vetëm…”.Dhunën dhe terrorin e egër malazez që po kryhet kundër shqiptarëve, në fjalimin e tij e dënoi edhe poeti i mirënjohur Naim Balidemaj, i cili tha se:
“…Shteti Cërrnogoras i ngjanë një diktature naziste ku sundon krimi dhe padrejtësia…Policia malazeze e nxitur edhe nga qarqe të inkriminuara të veshura me pushtet, është duke kryer një veprimtari periodike kriminale ndaj popullit tonë shqiptar në Mal te Zi me qëllime të caktuara shoviniste, për të realizuar një spastrim etnik të tokave shqiptare dhe bërë sllavizimin e tyre…Por ne nuk do ti braktisim kurrë trojet e të parëve tanë dhe do ti mbrojmë ato vazhdimisht me çdo çmim, prandaj sllavo-komunistët malazez, të mos lodhen kot me skenar e metoda Millosheviçiane, si ato të ‘patkoit’, pasi, atyre u ka ikur koha qysh me vdekjen e ish Jugosllavisë…”.


Hysni Syla
(Daja i Vogël)
Një nga themeluesit e UÇK-së dhe krijuesi i batalionin shqiptaro-amerikan “Atlantiku”, ish komandanti i operacionit luftarak “Shigjeta” në malin e Pashtrikut.

Me shumë interes në këtë miting u ndoq nga demonstruesit edhe diskutimi i zotit Hysni Sylaj, një nga themeluesit e UÇK-së dhe ish komandanti i batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku”, i cili pasi i bëri një analizë të hollësishme situatës politike në Mal të Zi dhe gjendjes kritike të shqiptarëve në këtë shtet, ai theksoi nga kjo foltore, se :
“…shteti malazez, jo vetëm që duhet të pastrohet mirë nga e kaluara e tij e zezë Jugosllavisë e mbushur plot tragjedi njerëzore, por edhe të largohet përfundimisht nga ideologjitë e errëta sllave dhe veprimet kriminale, primitive e mesjetare të UDB-së së Beogradit, që janë trashëguar prej saj, sepse tani kohët kanë ndryshuar dhe ai duhet të drejtohet nga perëndimi, që të ecë i sigurt drejtë lirisë, demokracisë, drejtësisë dhe Evropës së përbashkët që po ndërtojmë…Është për të ardhur keq që pushteti malazez sillet në këtë formë kaq të ashpër dhe i shpërblen në këtë mënyrë shqiptarët, pasi ata e ndihmuan shumë atë duke i dhënë pavarësinë nga Serbia, të cilën zor se do ta kishte arritur që ta fitonte dhe do të ishte përsëri edhe sot nën thundrën e egër e shtypëse të nacionalizmit serbomadh…Mali i Zi duhet ti trajtoj shqiptarët si shtetas të tij, pasi ata jetojnë në trojet e veta shekullore dhe ai tu japi atyre të gjitha të drejtat legjitime simbas ligjeve ndërkombëtare, ashtu siç i kanë edhe kombësitë e tjera sllave…Është në të mirë të Malit të Zi, që ti nxjerrë dhe liroi menjëherë nga burgu shqiptarët e arrestuar në procesin e falsifikuar ‘Fluturimi i Shqiponjës’, duke ju dhënë atyre pafajësinë dhe ti kërkoj falje popullit të Malësisë, për këtë krim që ka bërë policia e Podgoricës, duke i dërguar para drejtësisë dhe ndëshkuar çdo person të veshur me pushtet, që ka ushtruar dhunë e shkelur ligjin…”.Zoti Rrok Junçaj nga Detroidi, pasi dënoi dhunën dhe krimet e policisë e të shtetit malazez, u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij, që të qëndrojnë të fortë përball shkaut por si malet tona kreshnike dhe ta vrasin frikën që mundohen t’ju imponojnë me mjete dhune cërrnogorasit, sepse tani kemi edhe dy shtete shqiptare, Tiranës dhe Prishtinën, që do t’ju dali zot vëllezërve tanë kudo, në të gjitha trojet shqiptare nën Mal të Zi, Preshevë, Medvegjë, Bujanovc, Maqedoni e Çamëri, por edhe miken tonë të madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat nuk do të lejojnë kurrë, që kriminelët sllav të kryejnë aventura, fushata e gjakderdhje me popujt në Ballkan e me gjerë. Pas demonstratës në këtë shesh, të gjithë protestuesit, parakaluan qetësisht nga 47 në 42 street dhe shkuan para Misionit të Përhershëm të Malit të Zi. Ata u ndalën përball ndërtesës së këtij misioni dhe e vazhduan mitingun për më se një orë.
Duke mbajtur nëpër duar pankarta të shumta kundër padrejtësisë e krimit malazez dhe nën thirrjet “Mali i Zi -turp për ju”, “Lironi vëllezërit tanë të burgosur politik”, disa atdhetar të ndryshëm, si Skënder Isaku e të tjerë, u afruan pranë mikrofonit përsëri dhe me fjalimet e tyre demaskuan ashpër politikën antishqiptare që ndjek shteti malazez.
Protestuesi Prek Marash Dedvukaj, i cili ka të burgosur nipin e tij, që është rrahur e torturuar barbarisht, sa ka mbetur edhe me trauma, ndër të tjera tha:
“…Malazezët me kanë vrarë katër breza të familjes time, (që nga katragjyshi deri tek nipi), ata na kanë pjekur për së gjalli, duke e djegur shtatë herë Hotin dhe Malësinë dhe të gjitha trojet shqiptare…Ne nuk do ti ndalim kurrë protestat dhe demonstratat kundër këtij shteti agresor dhe kriminal, sepse ai është treguar gjithmonë i egër, i pabesë dhe barbar kundër nesh, duke na marrë shumë jetë njerëzish të pafajshëm dhe shkaktuar pasoja tepër të
rënda e tragjike nëpër shekuj…”.


Eralda Themi Tushe
Avokatja e re, me gradë shkencore doktorë e shkencave juridike, ish aktivistja e veprimtarive të UÇK-së dhe TMK-së në Nju Jork.

Në përfundim nga ky miting paqësor kundër dhunës, organizatorët dhe drejtuesit e tij i dërguan një memorandum Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Misionit të
Përhershëm të Malit të Zi dhe diplomacive perëndimore të akredituara në Nju Jork.

Shkjaun nuk e kemi frikë as në Tuz, as në Podgoricë.

Pas demonstratës së madhe që bëri diaspora në Nju Jork, shqiptarët në Mal të Zi, me moton “Koha është për drejtësi”, me datën 11-të maj në qytetin e Tuzit dhe më 12 -të maj 2008-të para Gjykatës së Lartë të Podgoricës (në strofkën e krimineleve cërrnogoras), që sajuan këtë skenar gjakësor, organizuan dy protesta paqësore kundër krimit policor shtetëror malazez.
Ata dënuan ashpër dhunën e xhandarëve të Cetinjës, që u përdor në procesin e falsifikuar “Fluturimi i Shqiponjës” ndaj popullit të pafajshëm të Malësisë dhe 18-të vëllezërve tanë të arrestuar e burgosur padrejtësisht, të cilët po torturohen e rrihen barbarisht në birucat vdekjeprurëse udëbashe të këtij regjimi diktatorial, i cili drejtohet nga kasapi ri ballkanik Gjukanoviç.
Në krye të këtyre mitingjeve si gjithmonë ishin partitë politike shqiptare, Lidhja Demokratike dhe Alternativa Shqiptare, me të cilat këtë rradh u bashkua edhe partia e Unionit Demokratik Shqiptar(UDSH), me liderin e saj Ferhat Dinosha, i cili për këtë rast meriton edhe përgëzimet e diasporës tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse u rreshtua përkrah popullit e kombit të tij, për lirimin e vëllezërve tanë të pafajshëm të burgosur politik.
Tani nuk janë më kohët e frikshme terroriste të diktaturës komunisto -Titiste, të ish “Perandorisë Sllave të Jugut”, që ti lutemi e servilizëm Malit të Zi për të respektuar shqiptarët, duke ju dhënë atyre të drejtat e ligjshme me përqindje e sipas oreksit(herë 2 e herë 3 %), sepse është epoka e demokracisë dhe në duhet ta detyrojmë atë, që ai ti kryej të gjitha obligimet ndaj shtetasve të vet sipas standardeve evropiane e ndërkombëtare, qoftë edhe jashtë vullnetit, dëshirës dhe interesave të tij të ngushta shovene cërrnogorase.
Për sa kohë që shteti malazez, do të ndjek një politikë diskriminuese ndaj nesh, partitë tona shqiptare, jo vetëm që nuk duhet të bëjnë asnjë koalicion me partitë sllavo-malazeze për pushtetin, karriket dhe kolltukët e tyre, por edhe të dalin nga koalicioni në qoftë se janë me to dhe të fillojnë demaskimin e kësaj politike antishqiptare pa u lëkundur, deri atëherë sa gabimet të korrigjohen, shkeljet e ligjeve të ndëshkohen dhe drejtësia të vihet në vend.
Një veprim të tillë partia e Unionit Demokratik Shqiptar(UDSH) mund ta ndërmarrë edhe qysh tani, pasi procesi “Fluturimi i Shqiponjës” vërtetoi plotësisht se kemi të bëjmë me ngjarje tepër të rëndë dhe me një krim të organizuar shtetëror e antishqiptar, të kryer nga policia dhe qeveria malazeze.
Në këtë moment tepër kritik asaj nuk duhet ti vlejnë shumë kolltukët e thyera të pushtetit cërrnogoras, para interesave tona madhore kombëtare, por megjithatë veprimet që mund të ndërmerren nga ajo, do të varen edhe nga pjekuria e kësaj force politike, që i përkasin dhe janë vetëm e drejtë e saj.


Hamdi Dega
Gazetari veteran i gazetës “Albanian Herald”, i njohur qysh nga viti 1981, me artikuj e tij të famshëm kundër Jugosllavisë, “Shtypi Botëror rreth ngjarjeve në Kosovë “, të cilat i lexonte aq bukur spikeri i RTSH, i madh i Kiço Fotjadhi, duke intervistuar patriotin vuthjan Adem Dërvishi Çelaj në Nju Jork.

Ndoshta për dikë është e pabesueshme, por për hir të së vërtetës, ne duhet ta pranojmë qoftë edhe me dhimbje faktin, sepse e keqja në disa raste është futur, ka zënë vend dhe vazhdon të mbetet prezente brenda shqiptarëve e cila na ka prishur shumë punë dhe po bëhet pengesë serioze për veprimtarinë dhe interesat tona kombëtare.
Ky fenomen tashmë i rrezikshëm e kronik, që nxitet e financohet edhe nga klanet e huaja antishqiptare sllave, falë Zotit, traditës, atdhedashurisë, vigjilencës dhe forcës tonë, ai ka qenë i izoluar, sporadik e në përmasa të vogla. Megjithatë ky sindrom, i njohur me emrin “Pabesi”, na ka sjellë vazhdimisht pasoja e dëme të rënda dhe shpeshherë edhe të pariparueshme, duke na kushtuar tepër shtrenjtë dhe shkaktuar humbje jete njerëzish, viktima e gjakderdhje të mëdha, prandaj pa parandaluar e luftuar në vetvete këtë sëmundje, ne nuk do ti realizojmë dot kurrë qëllimet, aspiratat dhe të drejtat tona.
Veprime të tilla të papërgjegjshme kundër kombit të vet nuk mund të justifikohen kurrsesi tek asnjë shqiptar, pavarësisht se kush është ai, çfarë pozicioni ka, cilën detyrë mbulon dhe në çfarë karrige të pushtetit të shkive është ulur.
Me dashamirësi prej bashkatdhetari dhe pa qëllim të keq e denigrimi, ne kritikojmë hapur dhe me forcë , deklaratën e papërgjegjshme të Kryetarit të Komunës së Ulqinit, zotit Gëzim Hajdinaga më datën 7 maj 2008-të në takim me Ministrin e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, zotin Sadri Ferati(botuar në gazetën” Bota Sot” e enjte, datë 8 maj 2008, në faqen 5-ë), ku ndër të tjera ka thënë:
“Mund të themi se edhe në Mal të Zi është avancuar dhe ngritur pozita e shqiptarëve dhe janë duke u ngritur standardet, që garantojnë të arritura dhe i njeh Evropa demokratike” .

Baca Ahmet Zherka
(New York)
Veterani i demonstratave antijugosllave, për mbrojtjen e drejtave të shqiptarëve nën ish Jugosllavi.

Kjo është mjaft e trishtueshme dhe e hidhur, në një kohë kur e vërteta dhe realiteti janë krejt ndryshe dhe e kundërta e këtij deklarimi, sepse ndaj shqiptarëve po kryhet dhunë periodike, krim, gjenocid, sllavizim dhe spastrim etnik i vazhdueshëm.
I kujtojmë këtij zotërie, që nuk është gjë tjetër veçse një kukull, pasi çdo gjë ndodhet në duart e okupatorit malazez, le të shkoj në Malësi, apo në birucat ku ndodhen të arrestuar djemtë e saj (vëllezërit e tij katolik gjoja terrorist islamik) dhe ti hapi sytë mirë e të shikoj pellgjet e gjakut që janë bërë nga kasapët e policisë cërrnogorase me urdhrin e kriminelit mafioz Gjukanoviç, sepse akoma ndodhen ende nëpër muret e shtëpive dhe rrugët e kësaj krahine heroike, që ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë çerdhe dhe kështjellë e pathyeshme e shqiptarizëm.
Veprime të tilla janë njësoj sikur të hedhësh baltë ndaj vetes e popullit tënd, mbi të drejtat e tij dhe kundër interesave tona kombëtare, prandaj ai duhet të bëj shumë kujdes, që inteligjencën, aftësitë dhe përgatitjen e tij ti verë në shërbim të çështjes shqiptare dhe të bashkëkombësve të vet dhe jo në funksion të dhunës së shtetit malazez.
Po kështu ne kritikojmë ashpër qëndrimin e mefshtë të Ministrit për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe pakicave, Fuat Nimani, i cili duke qenë në funksione të larta të qeverisë dhe shtetit kriminal malazez, jo vetëm që nuk e ka demaskuar e dënuar ndonjëherë politikën e tyre raciste dhe krimet e vazhdueshme që po kryejnë kundër shqiptarëve, por në mënyrë të heshtur është pajtuar me veprimet barbare të agresorëve malazez, duke mbajtur me servilizëm një detyrë të till dhe qendruar me turp në zyrat e pushtetit të knjazëve sllav.
Ai ka dijeni për të gjitha veprimet antishqiptare të Cetinjës, prandaj është mirë që të japi alarmin dhe ti diskreditoj ato publikisht, duke njoftuar edhe opinionin përparimtar botëror dhe sensibilizuar atë, se çfarë është duke ndodhur me Popullin Shqiptar në këtë shtet diktatorial, për të cilin tashmë janë deklaruar dhe prononcuar edhe diplomacitë e shteteve të ndryshme perëndimore dhe organizma ndërkombëtar.
Ky ministër duhet ta kishte informuar hapur edhe zonjën Livia Plaks (Kryetare e Projektit për Marrëdhënie Etnike) dhe zotin Aleks Grigoriev si drejtor ekzekutiv i këtij organizmi, për dhunën, krimet e masakrës ”Fluturimi i Shqiponjës”, duke i kundërshtuar me forcë thëniet fallco e alla Del Ponte të tyre se, “Mali i Zi ka qenë dhe mbetet shembull i mirë, në zgjidhjen e çështjeve të pakicave”, kur në realitet ai është burgu i shfarosjes së tyre.
Bashkatdhetarët tanë në Mal të Zi, me guximin dhe trimërinë e tyre që i karakterizon, nuk i dëgjuan e përfillën fare, thirrjet dhe sloganet mashtruese të shqipe folësve sllavofil, që u ënjtën se ç’jerruri, duke deklaruar gjoja jetën e lumtur që po bëjnë shqiptarët nën pushtimin dhe robërinë cërrnogorase(me hekura e zinxhirë në duar) dhe shkrimet, informatat e komentet helmuese antishqiptare të disa fletushkave në internet, që i dalin në mbrojtje krimit të okupatorëve të Cetinjës, që paguhen nga ata dhe shërbimi sekret i tyre.
Protestuesit tanë trima shqiptar, jo vetëm që e vranë frikën e milicit malazez, e cila u është futur disa tutsave gjerë në palcë, por edhe e dënuan krimin e gjenocidin cërnogoras, duke e paralajmëruar seriozisht diktaturën e Podgoricës, se tani e mbrapa, nuk do të tolerohet më asnjë lloj shkelje, padrejtësie e diskriminim dhe do të përballen me të edhe fizikisht, me të gjitha mjetet që i lejon demokracia.
Ata, si njerëz me kulturë të gjerë e bashkëkohore dhe me tolerancë të admirueshme e tepër paqësor, i treguan të gjithë botës së qytetëruar perëndimore se, shteti malazez po ushtron dhunë dhe kryen vazhdimisht krime ndaj shqiptarëve të pafajshëm, për arsye të urrejtjes etnike dhe i nxitur e frymëzuar nga ndjenja raciste.
Në Podgoricë nuk ka drejtësi, për shqiptarët për Malësi.

Tashmë ka dalë në dritë dhe u vërtetua plotësisht se, operacioni i koduar antishqiptar malazez “Fluturimi i Shqiponjës”, që filloi më 9 shtator 2006-të kundër Malësisë, ku u dhunua i gjithë populli, arrestuan 18 djem të pafajshëm të saj dhe vdiqën nga torturat e forcave speciale të milicisë cërrnogorase 4 shqiptar të moshuar, është një masakër e vërtetë si ajo e Reçakut në Kosovë, e Sarajevës, e Mostarit e tjerë, e kryer me qëllime të caktuara nga shteti malazez.
Ky krim kaq masiv dhe i përmasave të tilla kundër shqiptarëve, është bërë nga forcat e errëta të Podgoricës pa ndonjë shkak e arsye, por thjeshtë për të kënaqur oreksin e tyre shoven dhe për të tatuar pulsin, se si do të veprojnë viktimat, por edhe si do të reagojnë NATO-ua, opinioni ndërkombëtar, dhe Shqipëria në këto momente.
Ndaj kësaj tragjedie tepër të rëndë e të përgjakshme, që kaloi Malësia jonë, për fat të keq, shteti shqiptar nuk e ngriti fare zërin e tij të mbytur, duke i lënë kështu dorë të lirë terroristëve malazez, që të bëjnë eksperimente të tilla dhune me vëllezërit tanë, që prisnin e shpresonin me lot në sy, për ti marrë ata në mbrojtje.


Gjeto Sinishtaj
Patrioti veteran i demonstratave antijugosllave dhe pronari e spikeri i radios se famshme “Zëri i Malësisë“ në New York.

Malësorët tanë trima e të papërkulur, së bashku me diasporën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në unitet e me një zë të vetëm, ju përgjigjën agresorëve kriminel sllav, flakë për flakë, me të gjitha mjetet e mundësitë e tyre dhe e demaskuan rëndë këtë akt vandal e të paskrupullt, duke triumfuar mbi dhunën e racistëve të Cetinjës.
Por edhe vëllezërit tanë heroik nga brenda burgut, nuk ndenjtën duarlidhur, ata jo vetëm që përballuan me kurajo torturat fizike mbi trupin e vet, por me forma të ndryshme, arritën ti sfidojnë dhe t’ju japin një mësim të mirë policëve, hetuesve dhe juristëve të Monte Negros, profesionalisht të paaftë e katil, duke i befasuar me trimërinë, inteligjencën e nivelin e tyre dhe fituar mbi këtë proces të turpshëm e të kurdisur nga Podgorica.
Kështu i arrestuari Rrok Dedvukaj, me shpirt poeti e patriot si Isuf Gërvalla, me poezinë e tij të famshme (që doli nga burgu) e shpartalloi plotësisht dhe i nxori bojën diktaturës së knjazëve të rijnë dhe tashmë krijimet e tij plot nivel e talent janë luajtur edhe në një dramë të suksesshme, që shikohet me nostalgji, dhimbje e krenari kombëtare, në çdo shtëpi shqiptari në diasporë dhe në Malësi, falë edhe atij djali(vëllait tonë) artist, që e ka luajtur kaq bukur rolin e heroit shqiptar mërgimtar(si Rroku), duke qëndruar si shkëmb para dhunës barbare shekullore sllave.
E megjithatë, u desh ndërhyrja e drejtë dhe e vendosur e Amerikës tonë të Madhe e Demokratike, (që nuk bënë lojna me terroristët) e kongres enëve të saj me zotin Eliot Engell në krye, të sensibilizuar nga diaspora jonë, për ti ulur në gjunjë këta kriminel sadist dhe të mendojnë se mund të dalin edhe para drejtësisë për aventurat e tyre, ashtu si banditët serb, që i mbyllën, në burgjet e Hagës.
Lumenjtë e gjakut që skuqën të gjithë Malësinë dhe i shkaktuan dhimbje tërë kombit tonë, ne nuk do ti falim dhe nuk do ti lemë kurrë që të shkojnë kot, sepse mund të na përsëriten prap, por do të kërkojmë me insistim që autorët e kësaj masakre(që dihen publikisht se cilët janë), të dalin para gjyqit ndërkombëtar të Hagës, pasi drejtësia dhe shteti malazez janë antishqiptar dhe përgjegjës për të dhe si të tillë ata nuk kanë moral dhe nuk mund të besohen më nga shqiptarët për një gjykim të pastër e të drejtë.
Për ta realizuar këtë mision të shenjtë, Populli Shqiptar në Mal të Zi, partitë politike, organizata të ndryshme dhe e gjithë inteligjenca shqiptare, duhet të kundërshtojnë me forcë dhe të mos pranojnë kurrë gjykimin e 18-të të arrestuarve shqiptar të pafajshëm nga çdo gjykatë malazeze.
Ata duhet të punojnë me guxim e trimëri, për të krijuar sa më shpejtë që të jetë e mundur, dosjen e këtij skenari e krimi të shëmtuar me të gjitha dokumentet e nevojshme, që tani janë të shumta(dëshmi, deklarime, intervista, raporte mjekësore, ekspertiza, prova materiale, fotografi, filma e etj) dhe ta dërgojnë atë në Hagë, duke vënë në dijeni diplomacitë perëndimore, organizmat ndërkombëtare dhe opinionin përparimtar botëror.
Ne nuk do të mashtrohemi me marrjen në përgjegjësi ligjore të katër xhandarëve milic nga drejtësia vrastare, dinake dhe e pabesë malazeze. Ajo le të bëj çfarë të doj me këta polic, sepse është puna e saj, por ne do të kërkojmë dorëheqjen e krye terroristit Millo Gjukanoviç (Kryeministër i Malit të Zi), që shqiptarët nuk e njohin më si të tillë, sepse nuk është i tyre dhe dërgimin e tij para drejtësisë ndërkombëtare për gjenocidin që ka kryer me tigrat e tij Kalamperoviç, Mugosha, Stojanka Radoviç e shumë të tjerë. May 27, 2008.
Duke parë rëndësinë e këtij artikulli dhe problemin që trajton, si dhe faktin se bashkëkombësve tanë që jetojnë në trojet e veta, por nën shtetin malazez, serb, maqedonas dhe grek, po u mohohen përsëri të drejtat e tyre elementare, gjuha, flamuri dhe simbolet kombëtare, por edhe reagimin e mefshtë të shtetit shqiptar, atij të Kosovës, dhe të shoqatave tona patriotike në diasporë, e sidomos në Amerikë, ky shkrim po dërgohet për botim.
Nga: Themi J. Tushe New York, February , 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjesti tashmë po pëlqehet jashtëzakonisht shumë dhe po merr përkrahje…