Diaspora në Zvicër shënon 19-vjetorin e çlirimit të Drenicës (Foto)

01 korrik 2018 | 17:14

Diaspora e Drenicës në Bern të Zvicrës me disa aktivitete të dielën ka shënuar 19-vjetorin e çlirimit të Skenderajt dhe Drenasit.

Aktivistë të hershëm të çështjes kombëtare kanë evokuar kujtime dhe kanë përkujtuar me pietet të lartë shokët tyre dëshmorë të rënë në luftën e UÇK-së.

Të rinjtë dhe të rejat drenicase edhe pse të integruar shumë mirë në shoqërinë zvicerane dëshmojnë se janë të vendosur e krenar në ruajtjen e vlerave dhe identitetit të tyre kombëtar!

Ilir Xheladini ishte përkujdesur që përmes fotografive ta prezantojë përpjekjen e popullit tonë për liri nga viti 1977 deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës!

Çlirimi i Drenasit ka ndodhur më 14 qershor të vitit 1999, ndërsa çlirimi i Skenderajt më 18 qershor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Verstappen me Red Bullin fitoi garën e Çmimit të…