DIASPORA ORGANIZON, DEMONSTRATË NË UASHINGTON

17 shkurt 2025 | 11:10

Më datën 23 qershor 2008 diaspora shqiptare zhvilloi një demonstratë tjetër paqësore të fuqishme dhe tepër të sukseseshme kundër dhunës së shtetit diktatorial malazez në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Washington, DC. Kjo demonstratë u organizua nga shoqatat tona shqiptaro-amerikane në Nju Jork si “Ana e Malit”, “Malësia e Madhe“, “Ulqini”, “Dedë Gjon Luli”, “Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan” e të tjerë, të cilës i printe si gjithmonë flamuri ynë kombëtar Kuq e Zi me shqiponjën tonë të zezë dy krenare në ball. Ajo u drejtua nga veprimtarët dhe aktivistët tanë të shquar e patriot, zotrinjtë avokati Jozeph Dedvukaj, Gjon Lulgjuraj, Viktor Ivezaj, Pashko Rr. Camaj. Gjeto Sinishtaj, Prele Sinishtaj, Hana Simoni (Sinishtaj), Nosh Sinishtaj, Gjok Martini, Naser Çobaj, Gjergj Kalaj, Vasel Kalaj, Gjergj Dedvukaj. Gjon Dedvukaj, Marash Dedvukaj, Martin Dedvukaj, gazetari nga Malësia Gjergj Dedvukaj, Esat Rizai, Sandër Çotaj, Zef Gjokaj, Kolë Zagreda, Zef Tusha, Pjetër Berishaj (nga Detroidi), Pjetër Berishaj, Gjelosh Berishaj (nga Nju Jorku), Mikel Domgjoni, Ndue Gjokaj, Luigj Gjokaj, Nikoll Junçaj, Rrok Doka Junçaj, Kanto Dushaj, atdhetarët veteran Ahmet Zherka, Adem Dërvishaj, Rexhep Balidemaj, gazetari e përkthyesi Hamdi Dega, avokatja Eralda Tushe, poeti Naim Balidemaj, e shumë të tjerë.

Në të morën pjesë qindra e qindra e demonstrues bashkëatdhetar, që erdhën nga qytete të ndryshme të Amerikës, prej Nju Jorku, Nju Xhersi, Filadelfia, Detroidi, Florida e tjerë, të cilët e dënuan me forcë diskriminimin dhe gjenocidin që kyen policia dhe shteti sllav i Podgoricës ndaj Popullit Shqiptar në Mal të Zi. Demonstruesit shqiptar të diasporës, qymbanin në duar flamujt shqiptar e amerikan dhe pankarta të shumta kundër krimit sllav, kaluan blloqe të tëra në këmbë dhe u ndalën përpara State Departmentit, White House (Shtëpisë së Bardhë) dhe Ambasadës së Malit të Zi, të cilët brohoritën dhe dënuan shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga ky shtet i vogël multietnik. Në këtë tubim u hodhën shumë parrulla paqësore, “Të ndalet brutaliteti i policisë në Mal te Zi, Duam të drejta të barabarta, Duam të drejta njerëzore për shqiptarët në Mal të Zi, Amerikë liro të burgosurit tanë shqiptar të pafajshëm nga burgjet malazeze, Pa drejtësi s’ka qetësi“ e tjerë, të cilat kishin si qëllim jo vetëm për ti treguar popullit vëlla amerikan fytyrēn e vërtet fashistoide të shtetit malazez, por edhe për tu bërë thirrje klaneve kriminale cërrnogorase, që të largohen sa më shpejtë nga rruga e krimit dhe ti drejtohen arsyes, ligjit, drejtësisë dhe demokracisë. Me zërin e tyre të ëmbël prej vogëlushi, por të përlotur e tepër të fuqishëm disa e të vegjël thërrisnin papushin e pa u ndalur fare gjithë kohën ”Lironi baban tim, Lironi xhaxhan tim”, të cilët, me prezencën dhe veprimtarinë e tyre i dhuruan këtij mitingu dhe të pranishmëve një atmosferë të veçantë, prekëse, festive e krenaria, plot ngjyra kombëtare.

Atdhetarët tanë të nderuar, avokati Jozeph Dedvukaj dhe zotrinjtë Viktor Ivezaj e Gjon Lulgjuraj në diskutimiet e tyre prezantuan fakte dhe prova të shumëta që tregojnë qarte, se shteti i korruptuar malazez është duke ndjekur një politikë diskriminuse dhe antishqiptare ndaj popullit tonë dhe pasi e dënuan atë me forcë, kërkuan edhe lirimin e menjiherëshëm të burgosurve politik shqiptar, që po mbahen padrejtësisht dhe torturohen në burgjet e Podgoricës. Në të njëjtën kohë këta bashkëatdhetar do të informojnë hollësisht autoritetet e larta të Shtetit Amerikan dhe ato ndërkombëtare, pēr shkeljen e të drejtave ligjore ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, dhunën dhe krimin qëvushtrohet vazhdimisht ndaj tyre. Në këtë miting proteste në Uashington, para të pranishmëve foli edhe patrioti, zoti Vasel Sinishtaj, Kryetar i Partise “Alternativa Shqiptare” dhe deputet në Parlamerntin e Malit të Zi. Ai akuzoi rëndë politikën dhe drejtësinë antishqiptare të Podgoricës dhe i kërkoi nga kjo foltore shtetit malazez, që të liroj menjëherë të gjithë të burgosurit politik shqiptar si të pafajshëm e të nxjerrë para ligjit ploicët sllav të Cetinjës, që tejkaluan e shpërdoruan detyrën, duke terrorizuar Malësinë dhe Popullin Shqiptar në shtator të vitit 2006.

Po kështu gjatë këtij tubimi diskutoi edhe dom Alfred Kalaj, i cili thksoi se ka ardhur koha që shteti i Malit të Zi, duhet ti verë gishtin kokës, se nuk mund të veprohet më me dhunë kundër shqiptarëve, duke shkelur të drejtat e tyre të ligjëshme që u takojnë. Demonstruesit e diaspores shqiptare ne kete proteste kane kritikuar ashpër edhe Shtetin Shqiptar, Qeverinë e tij dhe atê të Kosovës, që të largohet menjëherë dhe përfundimisht nga politika e përgjumur, inaktive e inferiore që kanë ndjekur deri më tani dhe ti mbrojnë bashkëatdhetarët tanë nga dhuna e diskriminimi, që po u bënë atyre në vazhdimësi qeveria dhe shteti malazez.

Washington Jun 2008.

Duke parë problemin që trajton dhe rëndësinë e madhe që paraqet ky artikull për çëshhtjen tonë të shenjtë kombëtare dhe sidomos për monentin aktual, kur shqiptarëve po u mohohen përsëri të drejtat e tyre si në Sërbi (Preshevë-Sanxhak), Maqedoninë e Veriut, Greqi e Mal të Zi dhe diaspora jonë me shoqatat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kaluar një gjendje inaktiviteti e apatie të pajustifikueshme, ai u dërgua për botim.

Nga:

Themi J. Tushe

New York February 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.…