Diaspora për një dekadë ka sjellë në Kosovë rreth 13 miliardë e 319 milionë euro

18 janar 2021 | 23:42

Shkruan: Isa Krasniqi

Duke ditur interesimin e madh për potencialin demografik dhe ekonomik të Diasporës së Republikës së Kosovës, do të përpiqem të ofroj vlerësime rreth Remitencave që dërgohen në Kosovë nga ana e mërgimtarëve tanë.

Për të paraqitur projeksione rreth këtyre Remitencave kam shfrytëzuar të dhënat administrative të BQK-së, matjet e një Studimi të përbashkët të ASK-së dhe UNDP-së në vitin 2012/2013 dhe burime të tjera.

Në këtë rast për Vlerësim në dekadën e fundit, pra për vitet 2011-2020 do të ofroj tre variante:

???????? ? ???̈ Vlerësimi i ulët

???????? ? ????̈ Vlerësimi i mesëm dhe

???????? ? ?????̈ Vlerësimi i lartë.

Varianti i I-rë, janë të dhëna administrative nga BQK, me një vlerësim timin si shtesë vetëm për muajin dhjetor 2020, pasi BQK ende nuk ka dalur me këto të dhëna. Pra, sipas Variantit të I-rë shuma e remitencave për periudhën 2011-2020 është 6 miliardë e 928 milionë euro. Për të vlerësuar Variantin e II-të, pra sipas Vlerësimit të mesëm, do të shfrytëzojmë disa parametra dhe të gjetura në Raportin e vitit 2012/2013 të ASK/UNDP-së.

Për Vlerësimin e Variantit të mesëm do të marrim për bazë këtë llogaritje:

?? = ??*( ? + ?*(? + ?)) + ??*(? + ?), ku

?? paraqet Remitencën totale, ?? paraqet Remitencën e variantit të ulët, ? paraqet përqindjen joformale të remitencës që nuk është deklaruar askund, ? paraqet faktorin demografik ndër vite, ?? paraqet mesataren në 3 vite të totalit të shpenzimeve vjetore të emigrantëve kur kanë ardhur në Kosovë. Prandaj, bazuar në burimet dhe vlerësimet mia do të kemi këtë rezultat për vitin 2020 për shumën e Remitencës.

?? = ???*(? + ?.??*(? + ?.??)) + ???*(? + ?.??) = 1 miliardë 790 milionë euro.

Vlen të sqarohet se ? është marrë e përafërt për vitin 2020, pasi që ASK-ja ende nuk ka publikuar të dhënat e Vlerësimit të popullsisë për vitin 2020.

?????? ? paraqet Remitencën totale për vitet 2011-2020, në milionë euro.

Për vitin 2011 dhe 2012 tek remitencat, nuk kemi marrë në konsideratë parametrin ?, pasi që Raporti ASK/UNDP i vitit 2012/2013 kishte për cak atë përiudhë. Pra, duke llogaritur si bazë Remitencën e ulët, që është matur përmes proceseve administrative në Republikën e Kosovës, pastaj duke përllogaritur të gjitha remitencat e sjellura në Kosovë personalisht apo përmes miqëve, duke llogaritur edhe shtimin e potencialit demografik ndër vite (ata që kanë migruar në Diasporë gjatë 10 viteve dhe shtimin e potencialit demografik në rritjen e remitancave, ashtu siç duket në Variantin e mesëm apo Vlerësimin e mesëm, që për mendimin tim është më i përafërti me realitetin, Diaspora e Republikës së Kosovës për dhjetë (10) vite (2011-2020), ka sjellë në Republikën e Kosovës vlerën prej 13 miliardë e 319 milionë euro.

Varianti i III-të apo Vlerësimi i lartë, është i bazuar në burimin e të dhënave nga Raporti ASK/UNDP 2012/2013, ku respondentët kanë deklaruar remitencat e dërguara përmes bankave, agjencive transferuese dhe formave të tjera, por që krahasuar me të dhënat administrative në BQK, merr pjesë përafërsisht me vetëm 1/3 e saj, që logjikisht për ta llogaritur trendin rezulton në rritje për tre herë të Remitencës së evidentuar përmes proceseve administrative.

Pra, ?? = ?*??

Në bazë të kësaj përllogaritjeje Vlerësimi i lartë do të ishte 20 miliardë e 784 milionë euro gjatë periudhës 10 vjeçare 2011-2020, që duket të jetë më larg realitetit.  Përllogaritjet e tilla janë shumë të vështira, si për Variantin e mesëm e po ashtu edhe për Variantin e lartë, pasi që mungesa e të dhënave dhe burimeve të sakta dhe të mjaftueshme, e bën këtë kalkulim mjaft të vështirë dhe si rezultat shumë të diskutueshëm. Prandaj, në mungesë të të dhënave të sakta, si zgjidhje janë këto tre variante të vlerësimit.  Bazuar në burimet që kemi sot dhe në metodologjinë llogaritëse që kam përdorur, Varianti i II-të, pra i Vlerësimit të mesëm, është më afër realitetit, duke kërkuar nga të interesuarit që ti referohen më shumë këtij varianti për Remitencat në Republikën e Kosovës.

Pjesëmarrja e Remitencave sipas Variantit të mesëm të vlerësimit në Republikën e Kosovës, në Bruto Produktin Vendor (BPV) sipas viteve është paraqitur në ??????̈? ?, në milionë euro.  Numrat pas pikës tek Remitencat dhe BPV janë larguar. Siç shihet nga të dhënat në ??????̈? ?, pjesëmarrja e Remitencave në kuadër të BPV është e madhe, duke variuar nga 19.4% si minimale në vitin 2012 deri në 23.9% si maksimale në vitin 2018.

Qëllimi i këtyre projeksioneve nuk është për të krijuar ndonjë konfuzion me të dhënat ekzistuese zyrtare, por është një analizë personale dhe llogaritje në bazë të një metodologjie përafruese dhe duke zbatuar matematikën për llogaritjen sa më të saktë që të jetë e mundur. Mungesa e burimeve të mjaftueshme, mund të krijojë huti në rezultatin e këtyre kalkulimeve, por për momentin matjet janë të pakta. Ndihmë të madhe do të kishte ofruar sikur të kishim më shumë matje, apo raporte siç është Raporti i Remitencave i ASK/UNDP-së, i vitit 2012/2013.

Metodologjia dhe llogaritjet në tërësi janë të miat, ndërsa për burime kam shfrytëzuar të dhënat në linqet e mëposhtme.

https://ask.rks-gov.net/media/1711/remitencat-2013.pdf

https://bqk-kos.org/repository/docs/time_series/31%20Remittances-by%20channel.xls

https://ask.rks-gov.net/media/5599/bruto-produkti-vendor-bpv-me-qasjen-e-shpenzimeve-dhe-t%C3%AB-prodhimit-2019.pdf

(Autori ka qenë Ish-Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali e ka lënë pas vetes barazimin ndaj Crystal Palace…