Diaspora solli mbi 1 miliard euro në Kosovë
Një miliard e 12.6 milionë euro, diaspora deri në muajin shtator i ka sjellë në Kosovë. Kjo shifër paraqet rritje prej 11 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Kështu është thënë në statistikat e remitencave dhe institucioneve tjera financiare për muajin shtator 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, muaj ishin 116.9 milionë euro.
Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitencave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 57.4 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 24.4 për qind dhe bankat me 18.2 për qind.
BQK-ja ka treguar se 70 për qind e dërgesave të mërgatës vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, ku Gjermania ka pjesëmarrje me 38.1 për qind, ndjekur nga Zvicra me 17.6 për qind dhe ShBA-ja me 7.5 për qind.
Sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 298.1 milionë euro.
Ndërsa asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.62 miliardë eurove. Në fund, BQK-ja ka treguar se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shtator 2023 janë rritur për 3.1 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 479 milionë eurove.