Diaspora turke nis votimet në zgjedhjet e përgjithshme
07 qershor 2018
| 14:30
Qytetarët turq, që jetojnë jashtë Turqisë, kanë filluar të votojnë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare turke, që do të mbahen më 24 qershor.
Rreth 3 milionë emigrantë, që përbëjnë 5 për qind të elektoratit turk, kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje nga data 7 deri më 19 qershor.
Gati gjysma e tyre jetojnë në Gjermani, ku qendrat e votimit janë hapur në 13 qytete.
Zgjedhjet në Turqi mbahen më shumë se një vit përpara kohe.
Ato pritet ta çojnë Turqinë nga sistemi parlamentar në sistem presidencial