Diaz mungon 10 ndeshje
11 tetor 2022
| 10:00
Liverpoolit do t’i mungojë një lojtar goxha i rëndësishëm.
Luis Diaz, u lëndua rëndë të dielën kundër Arsenalit, ku “The Reds” humbën me rezultat 3:2.
Kolumbiani pritet të mungojë deri në 10 ndeshje, dhe do të humbasë pjesën e mbetur të vitit 2022, shkruajnë mediat angleze.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp, aktualisht gjendet në një krizë rezultatesh, duke u pozicionuar në pozitën e 10-të me me 10 pikë të mbledhura në tetë ndeshje deri më tani në këtë sezon.
Ekipi nga “Anfield Road” ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojnë ndaj kampionit në fuqi, Manchester Cityt.