Dibra e shpall Arbër Hajdarin “qytetar nderi”

14 mars 2025 | 23:57

Dëshira për ta përjetësuar kujtimin, është më e fortë se dridhja e duarve.

Andaj, që nga fillimi deri në fund ky mysafir e xhiroi krejt ceremoninë e ndarjes së çmimit “Qytetar Nderi” nga Komuna e Dibres së Maqedonisë së Veriut për Arbër Hajdarin.

Veprimtarinë humanitare të Hajdarit me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” krejt folësit që i’u drejtuan pjesmarrësve e ngriten në piedestal.

Derisa  për nderimin që i’u bë në Dibër, mysafirët e ardhur nga Tirana e vlersuan shumë.

Madje për Arbërin thanë që është shembulli që duhet të ndiqet nga të rinjtë anë e mbanë Shqiptarisë.

E për fund, ishte vetë Arbëri i cili me emocione u shfaq falënderues e mirënjohës për titullin e marrë.

Për fund mysafirët patën mundësinë të fotografohen me Hajdarin, e më pas së bashku shkuan për të ngrënë iftar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve…