Dibran Hoxha paralajmëron zgjedhje të reja, thotë se VV-ja do ta rrëzojë veten
Analisti Dibran Hoxha, në Debat Plus ka pretenduar se Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e Albin Kurtit, është duke tentuar ta rrëzojë veten e ta dërgojë vendin në zgjedhje.
Sipas tij, kjo po bëhet sepse nuk po mundet ta mbajë barrën e problemeve që i ka Kosova.
Hoxha ka theksuar VV-ja po dëshiron ta ndajë përgjegjësinë e qeverisjes me ndonjë nga partitë e tjera të Kosovës.
“Kjo fushatë e hapur që evidentohet në mënyrë të tillë, nuk ka kurrfarë shpjegimi racional se zgjedhje të reja, se kjo Qeveri dëshiron ta rrëzojë veten… Dëshiron me hi në ndonjë kampanjë të re zgjedhore ku e zbut përqindjen, se po duket që nuk po mundet me mbajtë barrën 51%…
Dialogu është patatja e nxehtë, në arenën vendore jemi katastrofë… Kurti po dëshiron ta ndajë barrën me të tjerët. Një barrë që shpërndahet me koalicion”, tha ai.
Duke folur për buxhetin 2024 dhe investimet e reja kapitale, Hoxha tha se Qeveria i ka favorizuar komunat që udhëhiqen nga VV-ja.