DiCaprio dhuron 100 milionë dollarë për t’i luftuar ndryshimet klimatike
23 dhjetor 2018
| 14:59
Fondacioni i njohur i Leonardo DiCaprios ka dhuruar 100 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Aktori 44-vjeçar krijoi fondacionin bamirës në vitin 1998 për ta informuar mbi mjedisin dhe organizon çdo vit ngjarje me yje të mëdha për mbledhjen e të ardhurave.
Gjatë dy dekadave të fundit ai ka mbështetur mbi 200 projekte të fokusuara te mjedisi, mbrojtja e kafshëve të rrezikuara nga zhdukja, duke rivendosur ekuilibrin ndaj ekosistemeve dhe komuniteteve të kërcënuara.