“Dick Marty po mundohet të fshihet për të mos dëshmuar në Gjykatën Speciale”

11 prill 2022 | 12:52

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka theksuar se pamja dhe e vërteta për Dick Martyn në Kosovë është e njëjtë, përkundër deklaratës së tij se Shërbimi Inteligjent serb ka planifikuar ta vrasë.

Ai ka thënë se Dick Marty mbetet aleati më i madh i Rusisë dhe Serbisë. “Gjithmonë ka qenë. Gjithmonë do të jetë”, ka shkruar Behrami në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Prokuroria e Gjykatës Speciale duhet ta thërras Dick Martyn si dëshmitar.

“Po ashtu, mbrojtja e krerëve të UÇK-së duhet ta ketë të drejtën ta thërras atë si dëshmitar. Pa dëshminë e Dick Martyt në Gjykatën Speciale nuk ka proces gjyqësor fer dhe të paanshëm. Dick Marty po mundohet të fshihet për të mos dëshmuar në Gjykatën Speciale, meqë ai dhe të gjithë ne e dimë që raporti i tij ka qenë një fabrikim i dezinformatave ruso-serbe”, ka thënë Behrami.

Ai shkruan se: Dick Marty në paragrafin 133 të raportit të tij thotë: “Ne arritëm të kemi qasje në dëshmi të vërtetuara, të dorës së parë, nga ish-luftëtarët dhe ata që ndihmuan UÇK-në të kryenin transporte të shumta brenda dhe ndërmjet objekteve të përmendura në raportin tonë, si dhe transportimin e robërve nga shumica e tyre.” Dick Marty duhet të tregojë ku i ka marrë informacionet që janë pjesë e raportit të tij për luftën e UÇK-së!”, ka deklaruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” radhitet i 3.027-i në ranglistën…