“Diçka nuk po shkon”, Limaj me kritika të ashpra për Kombëtaren e Kosovës

13 tetor 2023 | 00:49

Fatmir Limaj ka thënë se diçka nuk po shkon te Kombëtarja e Kosovës. Sipas tij, nuk ka mundësi të jetë vetëm trajneri problem i ‘Dardanëve’.

Ai ka kërkuar të dijë se kush është stafi që qëndron prapa përzgjedhësit të Kosovës, Primozh Gliha.

“Diçka nuk po shkon, a ka mundësi të jetë vetëm trajneri, unë nuk besoj. Trajnerit i ka mbetur në dorë, është gjynah t’i mbesim në qafë. Kush është stafi ynë teknik, çfarë stafi ka, trajneri është i fundit, kë e ka për kondicion, kush ia analizon videot. E pashë Silvinhon, që kishte dy ndihmës, e cila e përbën treshen kryesore,” tha Limaj.

Ai gjithashtu theksoi se në të kaluarën atmosfera ka qenë më e mirë te Kombëtarja e Kosovës.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.
https://youtu.be/8b4gjESNR90

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një stagnimi në dialogun Kosovë-Serbi, duket se tashmë ka…