‘Diçka që është shkatërruar për 20 vjet…’, Hekuran Murati i vazhdon ankesat e pushtetit në Kuvend

11 nëntor 2024 | 12:05

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka vazhduar të ankohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai e ka vazhduar frazën e zakonshme se “diçka që është shkatërruar për 20 vjet…”.

Këtë e ka bërë duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku për importin dhe eksportin.

“A është synim i qeverisë të ulet importi? Patjetër që po. Kemi bërë mbështetje, masa përmes ministrive duke mbështetur në certifikim e pjesëmarrje në panaire. Nuk mund të ulet importi në një ekonomi të trashëguar ku të gjitha fabrikat i keni shitur për skrap. Merr kohë derisa të rindërtohet kapaciteti. Deri atëherë, do të vazhdojmë të punojmë. Diçka që është shkatërruar për 20 vjet, nuk mund të rregullohet brenda një mandati”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri komuna të udhëhequra prej kryetarëve nga radhët e Partisë…