Didier Deschamps dorëzon trofeun e Kupës së Botës
01 prill 2022
| 18:52
Në orën 18:00 ka nisur ceremonia e hedhjes së shortit për grupet eliminatore për Kampionatin Botëror të futbollit 2022 që do të mbahet në Katar.
Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, e ka dorëzuar trofeun e Kupës së Botës, që e kishte fituar katër vite më parë në Rusi.
Trofeu dorëzohet çdo herë nga fituesi për fituesin e trofeut të ardhshëm.
Ishte hera e dytë që Franca e fitoi Kupën e Botës, ndërsa Deschamps e fitoi edhe si lojtar në vitin 1998.