‘Dielli do të lind përsëri’, Krasniqi uron Veselin për ditëlindje

31 maj 2024 | 11:50

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli sot (e premte) feston ditëlindjen.

Me këtë rast, kryetari aktual i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar ish-shefin e tij të partisë për festën e ditëlindjes.

“Urime ditëlindja, kryetar! Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”, krahas fotografisë.

Veseli ka mbushur 57 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar nga përzgjedhësi Franco…