Dielli përvëlon, ujësjellësi ‘shkreton’ me reduktime (video)
Një rrjedhë normale e të përgjithshme të ujit, nuk po mund t’a shijojnë disa nga banorët e lagjës së “Kodrës së Trimave” e edhe atyre në “Arbëri”. Shkak për këtë po del të jëtë reduktimi i ujit në mes të ditës por edhe natës, e kjo është shndërruar në sfidë të këtyre banorëve.
Akuzat për reduktim, po i hedhë poshtë zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, Arjeta Mjeku, me arsyetimin se për shkak të keqpërdorimit të ujit nga disa qytetarë, të tjerët po mbësin pa të, dhe uji nuk po arrinë në pikat e larta. Sipas saj, kompania është duke punuar për të trajtuar në mënyrë të njëjtë, për të gjithë konsumatorët e saj.
Mjeku tutje shtoi se, liqeni i Batllavës e Badovcit, janë në nivel të mirë të ujit, gjë që nuk e vë rrezikun për thatësi. Ndryshe nga rezervarët e vendosur në pikat e kryeqytetit, që po zbarsen shpejtë. Ngase harxhimi i tyre, po bëhet në mënyrë të jashëzakonshme