Dielli po e humb gradualisht kontrollin mbi planetët
Dielli është afërsisht rreth 4.6 miliard vjeçar dhe kjo tregon se sa më shumë vite të kalojnë ai aq më shumë plaket, dhe ky vjetrim i tij nuk është një shenjë e mirë për ne, pasi me dobësimin e tij dobësohet dhe sistemi ynë diellor.
Sipas publikimeve të fundit të studimeve të NASA-së dielli me kalimin e kohës po humbet masë e si pasojë orbitat e planetit tonë po zgjerohen.
Ky studim i çojë shkencëtarët e NASA-së drejt teorisë të Albert Ajnshtajn për relativitetit e përgjithshëm. Sipas Ajnshtajn “objektet e hapësirës si Dielli me kalimin e kohës mund të prishen dhe të dobësohen”, teori që është thënë shumë vite më parë por që shkenca tani e vërtetoi.
Studiuesit kanë marrë në studim Merkurin për shkak se ai është planeti më i afërt me diellin dhe është më i ndjeshëm ndaj çdo aktiviteti gravitacional.
Ata vunë re se dielli po humbet gradualisht kontrollin mbi Merkurin dhe se ky i fundit ka ndryshime në pozicion.
Ekspertët shprehen se sa më shumë të plaket dielli aq më shumë do të ulet kontrolli i tij mbi planetët tjera të sistemit diellor./lexo.al