Diellza Kukaj zgjidhet kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës

25 maj 2022 | 23:08

Kuvendi zgjedhor i Aleancës së Gruas ka mbaruar punimet, në të cilin morën pjesë mbi 140 delegate.

Në një garë të hapur, kandidate për kreun e AGK-së, ishin Vasilika Zotaj dhe Diellza Kukaj.

Me shumicë votash u vendos që Gruan e Aleancës për katër vjetët e ardhshme ta udhëheq Diellza Kukaj.

PKryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke përshëndetur punimet e këtij Kuvendi, ndër të tjera tha se është i lumtur që Aleanca e Gruas po kthehet si organizatë politike dhe ka falënderuar gratë e Aleancës për organizmin e këtij Kuvendi.

Tutje Haradinaj foli për domosdoshmërinë e rreshtimit të Republikës së Kosovës përkrah NATO-s së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka vazhduar duke shpalosur orientime programore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj ka folur edhe për problemet ekonomike dhe politike në vend, si dhe synimet që duhet të ketë vendi ynë për të qenë më i dalluari në rajon.

Haradinaj ka vendosur theksin se pozicioni i gruas në Kosovë, duhet të jetë më i miri në rajon, duke shtuar se beson se Aleanca e Gruas do të jetë kampione e përfaqësimit të gruas në politikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma ka fituar për herë të parë në historinë e…