![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/07/FB_IMG_1563957593607.jpg)
Diellza përfundoi garat në ‘Baku 2019’
24 korrik 2019
| 10:43
Atletja Diellza Selaci mbylli garimin e saj në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Diellza garoi sot në 200 metra vrapim, me kohë 27.06 sekonda, që nuk i mjaftoi të kualifikohet tutje. Në baterinë e saj, ajo doli e gjashta.