Dieta, stili i jetesës dhe sekretet e Halle Berryt
E diagnostifikuar me diabetin e tipit ‘2 qysh’ në moshën 19-vjeçare, Halle Berry ka qenë vazhdimisht para sfidës së madhe për ta mbajtur nën kontroll shëndetin e saj.
Ajo në moshë të re e ka kuptuar se duhet të kujdeset për regjimin ushqimor dhe trupin e saj dhe këtë gjë tani duket se e bën lehtësisht.
Aktore e talentuar, nënë e mrekullueshme, mike fantastike, Halle Berry është një inspirim për shumëkënd.
Shpeshherë ajo ka ndarë sekrete të vogla me fansat e saj në llogarinë e saj në “Instagram”, të cilët janë hiç më pak se 3.3 milionë.
Për të qëndruar në formë dhe ta menaxhojë sëmundjen e saj, ajo ushtron shumë. Berry nuk është fanse e ushtrimeve me pesha të rënda, por preferon të ushtrojë më shumë “cardio”.
Fokusi i saj janë muskujt e barkut. Trajneri i saj personal, Peter Lee Thomas, ka thënë se ajo ushtron tri herë në javë.