Dieta, stili i jetesës dhe sekretet e Halle Berryt
04 mars 2020
| 11:40
E diagnostifikuar me diabetin e tipit ‘2 qysh’ në moshën 19-vjeçare, Halle Berry ka qenë vazhdimisht para sfidës së madhe për ta mbajtur nën kontroll shëndetin e saj.
Ajo në moshë të re e ka kuptuar se duhet të kujdeset për regjimin ushqimor dhe trupin e saj, derisa këtë gjë tani duket se e bën lehtësisht.
Aktore e talentuar, nënë e mrekullueshme, mike fantastike, Halle Berry është një inspirim për shumëkënd. Shpeshherë ajo ka ndarë sekrete të vogla me fansat në llogarinë e saj në “Instagram”, të cilët janë 3,3 milionë.