Diferencimi ideo-politik /8/
Kumtesë e Konferencës shkencore e organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë / “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë dhe vendimet politike të Beogradit sipas dokumenteve arkivore në Arkivin e Kosovës”
Prof. ma. Adem Ademi
Në mbledhjen e 28 prillit në Shtabin e Lartë Ushtarak në Beograd, në emër të Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Kushtetuese, Llazar Kollishevski brenda një muaji propozoi recetën e dytë politike antishqiptare të masave të tjera politike prej pesë pikash. Pika e parë nga propozimi i pesë masave politike kërkonte të fillojë urgjentisht diferencimi ideo-politik ndaj dy kryesive të Kosovës. Ndaj funksionarëve të kryesisë së Komitetit Krahinor të Kosovës dhe ndaj funksionarëve të Kryesisë së Lidhjes Komuniste të Kosovës. “Situata e tanishme në Kosovë kërkon që vendosmërisht të vazhdojë diferencimi i filluar në Lidhjen Komuniste dhe në struktura. Dhe kjo nëpërmjet vlerësimeve kritike dhe vetëkritikave të shkaqeve të ngjarjeve. Ajo mund të realizohet suksesshëm në qoftë se përfshin kuadrot udhëheqëse në të gjitha nivelet. Komanda e Lartë Ushtarake miraton menjëherë propozimin për diferencim. Vendimi mori formën e prerë të një vendimit politik-ushtarak për diferencimin e udhëheqjes kosovare për miratim dhe zbatim të menjëhershëm.“Ky është qëndrim është sjellë nga ana e kolektivit të shtetit, nga Kryesia e RSFJ-së, dhe duhet respektuar. Imponimi sqarohej vetëm për të pranishmit në mbledhje. “Sa i përket deklaratës së Kollishevskit ajo është në një mënyrë e imponuar”. Propozimi parashihte që diferencimi
Mbledhja e dy kryesive kishte vetëm një pikë të rendit të ditës: “Informacion i Kryesisë së RSFJ-së. Vendimi nuk kishte alternativë tjetër. “Dëgjuat porosinë e Kryesisë së RSFJ-së, rreth diferencimit ky është qëndrim i dytë, siç shihni Kryesia e Jugosllavisë ka miratuar njëzëri”, edhe pse udhëheqja kosovare e kishte menduar që diferencimi të fillojë fillimisht në forumet tjera. “Është dashur të fillojë në rektorat, në Qendrën studentore, në organizatat tona krahinore dhe pastaj në fund ka mundur të vij te shoku Mahmut Bakalli. Megjithatë, për procesin e diferencimit kuadrot kosovare nuk ishin pyetur fare. “Shoku Xhavit Nimani po më përkujton të ju lajmëroj të dy kryesitë, se për këto masa për shokun Mustafë Sefedini në Krahinë nuk është konsultuar askush, as që na ka pyetur kush dhe ky është vendim autonom i Kryesisë së Jugosllavisë në bazë të propozimit dhe konkluzioneve të Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Kushtetuese”.
Në mbledhjen e dy kryesive të Kosovës, në mëngjesin e 2 prillit1981. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtari Kryesisë së LKK-së, paralajmëronte shqiptarët se çfarë po përgatitej në Beograd. Nga paraqitja e tij mund të vërehet edhe dy gjëra shumë të rëndësishme. E para. Përgatitja e recetave politike antishqiptare behej dhe qe planifikuar më herët diku në Beograd. E dyta. Udhëheqësit e lartë politikë serbë dhe malazezë nga Kosova posedonin paraprakisht informacione të rëndësishme politike private para se të vinin të njëjtat informacione zyrtarisht nga Beogradi, me një fjalë ata dinin privatisht më shumë se sa udhëheqësit shqiptarë se çka po përgatitej për Kosovën dhe për udhëheqësit shqiptarë. “Pardje apo parmbrëmë kam pasur rast të dëgjoj në Beograd disa biseda në mes njerëzve qëllimmirë, nuk janë në atë kategorinë, në mirëbesim më treguan se çka flitet, çfarë mendimi kanë. Kanë filluar të kualifikohen kuadrot kush është për dhe kush është kundër, kush është për Jugosllavinë dhe kush është kundër Jugosllavisë, kush është më i madh e kush është më i vogël. Kjo do të thotë se kuzhina e Beogradit ka filluar të krijojë mosbesim te kuadrot shqiptarë.”
Fillimisht, zyrtarët e lartë politik në Beograd, verbalisht kishin bërë ndërhyrje dhe kishin bërë presion politik te kuadrot kosovare për dorëheqje, pastaj impononin në përzgjedhjen e zëvendësimit të kuadrove kosovare. Anëtari i Kryesisë së RSFJ-së, Dobrosllav Qullafiq kishte bërë presion te Bakalli për dorëheqje, kurse sekretari federativ i punëve të Brendshme Franjo Hrleviq kishte propozuar Bakallit, Mehmet Maliqin për Sekretar Krahinor, kurse serbët dhe malazezët e Kosovës e kërkonin Rrahmon Morinën.
Komiteti Qendror i Jugosllavisë obligonte KK të Kosovës për zbatimin e procesit të diferencimit ideo-politik dhe kërkonte betejë të ashpër dhe të pakompromis ndaj përkrahësve të demonstratave. Në bazë të obligimeve nga vendimi dhe konkluzioni politik të dala nga debati i gjerë politik në mbledhjet e forumeve më të larta të Jugosllavisë, procesi politik i diferencimit ka zgjatur deri në vitin 1990, kurse gjatë tetë viteve janë krijuar disa komisione krahinore dhe federative në shqyrtimin dhe rishqyrtimin e përgjegjësive politike të kuadrove politike dhe intelektuale shqiptare.
Gjatë vitit 1981, në bazë të konkluzioneve të KQ të LKJ-së është formuar komision miks i federatës dhe ka shqyrtuar përgjegjësinë politike të Mahmut Bakallit.
Në vitin 19812, Sekretari Federativ i Punëve të Brendshme Franjo Hrleviq në Kuvendin e Jugosllavisë paraqiti akuza ndaj Sekretariatit Krahinor të Punëve të Brendshme të Kosovës për moslejimin e hyrjes së trupave policore serbe në Kosovë. Të njëjtat akuza i paraqiti edhe Sekretari Republikan i RS të Serbisë në Kuvendin e Serbisë. Për shkak të këtyre akuzave politike u formuan dy komision shtetërore nga dy Kryesitë e Kosovës për shqyrtimin e përgjegjësisë politike të pesë udhëheqësve më të lartë politikë të Kosovës, ndaj Pajazit Nushit, Dr. Ymer Jakës, Mustafë Sefedinit, Ismajl Bajramit dhe ndaj Nehat Islamit. Të gjithë pesë kuadrot shqiptare u ngarkuan me përgjegjësi politike dhe u shkarkuan nga detyrat e tyre politike.
Gjatë vitit 1987, në bazë të kërkesës së KQ të LKJ-së, u kërkua nga KK i LK të Kosovës rishqyrtimi i përgjegjësisë politike për të gjitha kuadrot udhëheqëse shqiptare. Kurse, me një konkluzion të veçantë nga KQ i LKJ-së u krijua komision i veçantë për shqyrtimin e përgjegjësisë politike të Fadil Hoxhës.
Me iniciativën e Azem Vllasit është krijuar komisioni krahinor për përgjegjësinë politike të elitës intelektuale shqiptare në Universitetin e Prishtinës dhe në institucionet e tjera arsimore dhe kulturore të Kosovës. U krijua betejë e ashpër dhe e thellë në Universitet. U goditën pa mëshirshëm figurat intelektuale si: Dr. Fehmi Agani, Rexhep Qosja, Ali Hadri e shumë personalitete të tjera të shquara të Universitetit.
Në mbledhjen e KQ të LKJ-së, në dhjetor të vitit 1981 u paraqit shifra prej 1500 personave të diferencuar në të gjitha poret e jetës. Kurse në dhjetor të vitit 1983, shifrat e paraqitura përfshinte shifrën e 3000 mijë shqiptarëve të diferencuar. Diferencim shtrihej edhe nëpër mjediset familjare të shqiptarëve. Përfaqësuesit politikë serbë thoshin se është bërë punë, por beteja ndaj nacionalizmit shqiptar duhet të vazhdojë.
Kjo betejë politike ndaj kuadrove kosovare ka vazhduar deri me rastin e okupimit klasik të Kosovës nga Serbia, me këtë rast shqiptarët dorëzuan masivisht librezat e Lidhjes Komuniste. Dorëzimin e librezave dhe rrënimin e Lidhjes Komuniste të parët e bënë gazetarët e Rilindjes, pastaj anëtarësia nëpër institucione tjera.
Fadil Hoxha që në fillim të procesit të diferencimi kishte lansuar tezen t’i ruajmë kuadrot shqiptare, por mundësitë politike kurse elita politike dhe intelektuale u unifikua si kurrë më parë në rrugëtimin e saj politik për pavarësinë e Kosovës.
Përmbledhje
Demonstratat e mars-prillit të vitit 1981, në Kosovë, ishin një goditje rëndë për shtetin e Jugosllavisë dhe një nga shkaqet kryesor të shkatërrimit të shtetit të RSJ-së. Politika zyrtare serbe në emër të tezës politike kinse ta mbrojmë Jugosllavinë arriti të unifikoj udhëheqësin e të gjitha republikave dhe Krahinës së Vojvodinës kundër vullnetit politik të shqiptarëve për avancim të statusit politik Kosova republikë si fazë kalimtare, në anën tjetër Serbia atakonte Autonominë e Kosovës.
Pushteti totalitar shfrytëzoi të gjitha mekanizmat ligjor, kushtetues dhe strukturat politike, ushtarake dhe policore për të ngulfat demonstratat popullore dhe jetën politike, arsimore, kulturore dhe në poret e tjera të jetës.
Dhuna dhe agresiviteti policor ushtarak krijuan një balancë tragjike dhe terrorizuan popullatën shqiptare.
Opozita shqiptare që përfaqësohej nga grupet dhe organizatat ilegale me veprimtarinë e saj politike dhe propagandistike para dhe pas demonstratave krijoi një lëvizje politike ilegale të gjerë dhe të thellë te rinia, elita intelektuale, klasa punëtore dhe te qytetarë për ngritjen e statusit të Republikës së Kosovës si fazë kalimtare deri te pavarësia e Kosovës
Procesi i gjykimeve ndaj shqiptarëve zhvillohej kudo në hapësirën e Jugosllavisë në sferën e jetës civile dhe ushtarake.
Procesi i diferencimi shtrihej në të gjitha viset shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi. Diferencimi politik në fokus të veçantë kishte kuadrot intelektuale shqiptare.
(Fund. Fusnotat i ka hequr redaksia)