
Digjen 4 hektarë arra në Deçan
24 shkurt 2019
| 16:49
Rreth katër hektarë ku ishin të përfshira rreth 800 fidane të arrave janë përfshirë nga zjarri në fshatin Carrabreg i Epërm, të Komunës së Deçanit.
Sipas policisë, ende nuk dihet se si ishte shkaktuar zjarri. Përveç fidanëve ishte dëmtuar tërë sistemi i ujitjes. Rasti është duke u hetuar.