Digjen arat e mbjella me grurë në Lipjan, dyshohet se shkaktar është njeriu
Arat të cilat kanë qenë të mbjella me grurë po digjen, sipas institucioneve këto po i shkakton dora e njeriut.
Këto janë zjarret të cilat u shkaktuan të enjten mbrëma në komunën e Lipjanit.
Tokat të cilat ishin të mbjella më grurë po digjen pas korrjes.
Një ditë pas zjarrit, tymi këtu po del ende për shkak të temperaturave të larta.
E raste të tilla janë shpeshtuar këto ditë në vend.
Sipas shefit të zjarrfikësve në Komunën e Lipjanit këto po shkaktohen nga vetë qytetarët.
Tutje Rrustemi tha që gjatë 24 orëve të fundit kanë pranuar 9 thirrje për zjarre të shkaktuara nga dora e njeriut.
Sipas shefit ndezja e zjarreve me qellim është shumë e rrezikshme në këtë periudhë, për shkak të temperaturave të larta dhe thatësisë së arave.
Menaxhimi i kësaj situatë sipas Rrustemit po është shumë i vështirë për shkak të numrit të vogël të punëtorëve kujdestar.
Në muajt e verës institucionet vazhdimisht bëjnë thirrje që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mos shkaktojnë zjarre.