
Digjen depotë e tregut të Prishtinës
01 korrik 2021
| 21:53
Në orët e pasdites të së enjtes në lokalet e Tregut të Gjelbër në Zonën Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, ra një zjarr i madh.
Flakët përfshinë 10 depo të perimeve ndërsa për t’i shuar ato u desh intervenim i zjarrfikësve prishtinas të asistuar edhe nga punonjësit e tregut, njofton Klan Kosova.
Motivet e zjarrit nuk dihen ende por për t’i zbardhur shkaqet, ekipet e policisë bashkë me ekspertin e zjarreve janë duke bërë hetime.
Rrezikshmëria ishte e lartë shkaku që në afërsi ishte edhe një depo me fishekzjarrë, ndërsa nga zjarri pësuan lëndime të lehta dy persona.
Dëmi sipas pronarëve besohet të jetë qindra mijëra euro.