
Digjen dy vetura në Vlorë
04 nëntor 2018
| 09:35
Dy vetura janë shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Vlorës.
Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit pas shkollës “24 Maji” të parkuara në anë të rrugës, pranë një lokali.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm në një nga automjetet, ku si pasojë e afërsisë në parkim është djegur edhe vetura tjetër.