
Digjen fotografitë e deputetëve të shumicës parlamentare para Kuvendit të Maqedonisë
Pas eskalimit të protestës tek sheshi Skenderbeu në Shkup, protesuesit janë zhvendosur tashmë tek objekti para Kuvendit të Maqedonisë.
Përmes brohortijeve “Dorëheqje”, “Tradhtarë” , protestuesit kanë djegur transparentin me fotografi të deputetëve të shumicës parlamentare.
Protestat e inicuara nga opozita maqedonase OBRM-PDUKM dhe E Majta, kanë filluar tashmë disa ditë në qytetin e Shkupit.
Përmes protestës ata shpehen se nuk e pranojnë propozimin francez i cili sipas tyre mohon identitetin, gjuhën dhe historinë e Maqedonisë.
Qeveria e Maqedonisë për të shmangur keqkuptimet dhe tensionet e përsëritura tashmë nga opozita, ka filluar me mbledhjen e grupeve punuese nga të gjitha partitë e vendit për të sqaruar pikat përmbajtësore nga propozimi francez.
Takimi i parë i grupeve punuese i mbajt sot, ndërsa i njejti përfundoi pa asnjë arritje suksesi.
Në ora 22:00 pritet të del kreu i partisë inicuese të protestave, OBRM-PDUKM, Hristijan Mickovski në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.