Digjen malet e Malësisë së Gjakovës
31 gusht 2019
| 20:40
Ka më shumë se një javë që zjarri ka kapluar një pjesë të madhe të maleve në mes të Kosovës e Shqipërisë në pjesën e Malësisë së Gjakovës e Tropojës.
Përkundër intervenimeve të policisë e të zjarrëfikësve, ka qenë e pamundur që të shuhen këto zjarre që tashmë kanë djegur shumë hektarë male.
Tashmë zjarri ka filluar të ofrohet edhe te fshatrat e Rekës së Keqe, pikërisht në Babaj të Bokës, Popoc e Shishman.