Digjen nga zjarri dy lokale në Ferizaj

06 shkurt 2021 | 11:05

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se gjatë ditës së djeshme janë djegur dy lokale në Ferizaj.

Që të dyja rastet raportohet se janë djegur në rrethana të panjohura dhe se nuk ka persona të lënduar, njofton Klan Kosova.

“Rr. Emin Duraku, Ferizaj 05.02.2021 – 13:45. Ankuesja femër kosovare ka informuar se në rrethana të pa njohura, në zjarr i është përfshirë lokali me pajisje elektronike. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për vlerën e dëmit të shkaktuar”.

“Rr. Medlin Olbrite, Ferizaj 05.02.2021 – 16:55. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohura në zjarr është përfshirë lokali i tij. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin” thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa javësh, këngëtarja Fjolla Morina, është në kërkim nga…