Digjen tri vetura në Leposaviq, pronari deklaron se punon në një institucion të Kosovës
Në Leshak të Leposaviqiti një burrë ka deklaruar se i janë përfshirë nga zjarri tri vetura.
Ndërsa, në Tvrdane të Leposaviqit, një burrë ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e tij. I njëjti ka deklaruar se punon në një institucion të Kosovës dhe dyshon se incidenti lidhet me punën e tij.
Policia ka njoftuar se është duke i trajtuar këto raste.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Leshak, Leposaviq 15.04.2023 – 01:40. Policia është njoftuar nga një qytetar mashkull kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar rastin të cilin është duke e trajtuar.
Tvrdane, Leposaviq 15.04.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij. I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.