![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/07/38006904-10214890326425225-269303456005619712-n-1_1533060623-2912424-1-730x440.jpg)
Digjet baraka në oborrin e UP-së
31 korrik 2018
| 21:06
Rreth orës 19:30 është djegur baraka që gjendet pran Fakultetit të Filologjisë, në Prishtinë.
Policia, KEDS-i dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, raporton lajmi.net.
Një banor afër barakës i ka thënë lajmi.net se si fillim nga shtëpia ka filluar të dal tym e më pas janë mbushur tavanet e shtëpisë.
Objekti ishte i mbyllur, pasi pronari nuk ishte i pranishëm.