Digjet edhe shtëpia e Miley Cyrusit pas zjarreve në Kaliforni
13 nëntor 2018
| 11:38
Edhe Miley Cyrus ka humbur shtëpinë e saj nga zjarret në Kaliforni. Këngëtarja 25-vjeçare konfirmoi lajmin përmes rrjetit social “Twitter”, në natën e së dielës.
“Të shkatërruar plotësisht nga zjarri që preki komunitetin tim. Unë jam një nga ata. Kafshët e mia dhe dashuria e jetës time janë të sigurt dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi tani. Shtëpia ime nuk ekziston më, por kujtimet e ndara me familjen dhe miqtë qëndrojnë të forta. Jam mirënjohëse për të gjitha që kam lënë. Dashuri dhe mirënjohje për zjarrfikësit dhe departamentin e policisë në LA”, ka shkruar Miley.