Digjet mali afër Manastirit të Deçanit, intervenon KFOR-i

23 mars 2019 | 16:50

Mbrëmë një mal në afërsi të Manastirit të Deçanit është përfshirë nga zjarri, për çka është dashur intervenimi i trupave të KFOR-it për ta shuar atë.

Faqja zyrtare e KFOR-it në një postim në “Facebook”, ka bërë të ditur se me disa kamionë dhe helikopterë me ujë, të mbështetur nga Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë arritur ta shuajnë zjarrin, transmeton Reporteri.net.

Sipas KFOR-it, zjarri s’ka prekur asnjë zonë banimi dhe nuk ka paraqitur rrezik për të tjerët në afërsi.

“KFOR mbetet vigjilent për të ofruar ndihmë kur është e nevojshme. KFOR është gjithmonë i gatshëm të mbrojë të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook, ku janë bashkangjitur edhe pamje gjatë intervenimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti italian, Juventus, është i gatshëm t’i ofrojë Liverpoolit, Paulo…