Digjet në veri një veturë me targa të Beogradit
23 prill 2018
| 08:36
Një veturë e markës Shkoda, me ngjyrë të bardhë dhe me targa të Beogradit është djegur mbrëmë gjatë natës në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime për “KosovaPress”.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhon Kenedi”, ndërsa pronar i automjetit i njohur me nofkën ‘Gudo”, është një punëtor i burgut në veri.
Ai është integruar në institucionet e Kosovës, si dhe kjo është hera e dytë që personit të njejtë po i digjet vetura.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet. Ende nuk dihet autori i incidentit.